Chelsea, sigurt

Lideri i Premierligës, Chelsea ka shënuar fitoren e radhës. Ekipi londinez në kuadër të xhiros së shtatë ka mundur Norwichin me rezultat të thellë 4:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Holtit në minutën e 11-të. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Chelseas e cila e barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Torresit tre minuta më vonë.
Golat tjerë për ekipin londinez i shënuan; Lampard (minuta 21), Hazard (31) dhe Ivanovic (76). Me këtë fitore Chelsea ka tubuar 16-të pikë.
Rezultatet
Manchester City – Sunderland 3:0
Swansea – Reading 2:2
West Brom – QPR 3:2
Wigan – Everton 2:2