Messi, më i mirë se Ronaldo

Ish ylli i Real Madridit, Guti beson se Lionel Messi është futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo.
35 vjeçari luajti me yllin portugez gjatë kohës së tij në klub si dhe u gjend përball Barcelonës në shumë duele. Por, ai mendon se argjentinasi është lojtar më i mirë. “Mendoj se Messi dhe Cristiano janë futbollistë të mëdhenj, por Messi është më i mirë”, deklaroi Guti për Cadena Cope, para duelit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Nou Camp të dielën.
“Për Barcelonën janë në dispozicion tri pikë kurse për Realin kjo ndeshje është sikur një finale, sepse nëse humb do të jetë në disavantazh prej 11 pikëve”, përfundoi Guti.