Britania festime ne 60 vjetorin e mbreterimit te Elisabet
Britania e Madhe ka nisur festimet 4-ditore në nderim të 60-vjetorit të mbretërimit të Elisabetës së II. Mbretëresha ka parakaluar në rrugën Epsom Derby me një makinë të hapur, ndërsa Katherine Jenkins këndoi himnin kombëtar anglez. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj mbretëresha Elizabet është duartrokitur nga mijëra admirues. Festimet e fundjavës përfshijnë konkursin e Thamës, ku do të jenë rreth 1 mijë anije, ndërsa të hënën do të jetë koncerti përballë Buckhingam Palace.
Më pas mbretëresha do të marrë pjesë në katedralen e Shën Palit në meshën e falenderimit, përpara mijëra dashamirësve të saj. Familja mbretërore më pas do të shfaqet në ballkonin e pallatit mbretëror, për të përshëndetur popullin e tyre.Të hënën, një koncert do të mbahet në Buckingham Palace në zonën përreth memorialit te mbretëreshës Viktoria, me shfaqje nga artistët më të njohur .