Nigeri avioni perplaset me ndertesat

Pas avionit që një ditë mëparë u përplas me një autobus në Ganë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, një tragjedi tjetër ka ndodhur në qiejt e Afrikës. Një avion me 153 pasagjerë në bord është përplasur në një ndërtesë dy katëshe në një lagje shumë të populluar në Lagos , Nigeri. Bëhet fjalë për nëj avion të linjës Dana i nisur nga kryeqyteti i vendit për në Lagos, i cili në bord kishte 147 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Ka qenë pikërisht numri një i aviacionit civil të Nigerisë, Harold Demuren i cili ëshët shprehur se nuk ka asnëj të mbijetuar. Gjithëse forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në vendngjarje. Dëshmitarë okularë kanë thënë se në momentin e aksidentit kushtet e motit ishin shumë të mira. Nigeria si shumë vende afrikane ka një nivel të ulët sigurie për sa i përket aviacionit, edhe pse janë bërë shumë përpjekej për përmirësimin e kushteve që nga aksidenti ajror i vitit 2005 që tronditi vendin.