I burgosuri thyen lejen, ministri Halimi pezullon drejtoreshën e burgut 325
Tiranë- Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së Burgut të “Ali Demit”, Irena Çelaj, pas ngjarjes së djeshme në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Ali Demi, ku një i burgosur ka thyer lejen e marrë dhe nuk është kthyer ne qelitë e burgut të vuante dëmin e mbetur.
Astrit Dervishi është i dënuar me 1 vit burg për vjedhje duhet të ishte kthyer dje në orën 13:00 në burg. I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim.
I dënuari ishte i pajisur nga Drejtoria e Institucionit me leje shpërblyese të planifikuar për muajin gusht 2012, përkatësisht nga ora 09.00 e datës 17.08.2012 deri në orën 13.00 datë 22.08.2012.
Kjo ishte leja e dytë e të dënuarit. Ky i dënuar ka shkuar me leje shpërblyese dhe në muajin maj 2012, përkatësisht nga data 11.05.2012 deri në dt. 16.05.2012.
Ndërkohë sot ministri Halimi ka pezulluar nga puna Drejtoreshën e Burgut 325 Irena Çelaj dhe ka kërkuar hetimin e lejes së dhënë.
/IDEA/