Ukraina: Rusia nuk po i përmbahet kontratës së gazit

Ministri për Energji i Ukrainës, Juri Boiko, tha se vendi i tij po merr më pak gaz natyror nga Rusia, sesa parashikohet me kontratat aktuale. Sipas tij Gazprom-i rus shet 450 milionë metra kub në ditë, në vend të sasisë së përcaktuar që është 510 milionë.
Shumica e gazit rus në Ukrainë transportohet në vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Boiko ia atribuoi mungesën motit të ftohtë që kapërfshirë Rusinë. Në fillim të javës, gjiganti energjetik i Rusisë, Gazprom, tha se nuk mund të sigurojë gaz shtesë për vendet evropiane, të cilat janë përfshirë po ashtu nga vala e ftohtë.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se furnizimet me gaz të Rusisë kanë rënë në nëntë vende të kontinentit.