E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Fonde nga emergjencat për importin e energjisë

Qeveria shqiptare do të përdorë, para nga fondi i emergjencave për të importuar energji elektrike. Ministri i financave Ridvan Bode u shpreh se ky fond mjafton për të blerë dy muaj energji, dhe në rast se do të duhen para të tjera atëherë do të shikohet mundësia e ndërhyrjes edhe në buxhetin e shtetit.
 

Përsa i përket borxhit Publik, të Shqipërisë ministri Bode deklaroi se ai, nuk përbën problem, por sfidë për ekonominë shqiptare, sipas tij është rritja ekonomike e vendit, në një moment ku shumë vende janë përfshirë nga kriza.
 

Ministri i financave Bode garantoi se çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i njëjti për konsumatorët shqiptarë, pavarësisht se çmimi në vendet e rajonit është më i lartë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›