Britania kritikon pr/rezolutën serbe në OKB

“Foreign Office thotë se Asambleja e Përgjithshme duhet të miratojë një rezolutë e cila do të ishte neutrale, me qëllim që Serbia e Kosova të inkurajohen të nisin bashkëpunimin, ndërsa projekt/rezoluta serbe nuk shpie drejt realizimit të këtij qëllimit tonë, ndaj Britania e Madhe edhe nuk mund ta mbështesë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë Britanike të Punëve të Jashtme. Këto qëndrime i ka përsëritur për BBC-në edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Stephen Wordsworth.
"Shumë herë kemi përsëritur se nuk ka kuptim të bëhet thirrje për bisedime të reja për statusin”, eshte shprehur ai. “Qeveria e Kosovës nuk do të pranonte diçka të tillë dhe askush për këtë nuk do t'i bindte. Kosovën tashmë e kanë njohur 69 shtete, është pranuar në FMN dhe në Bankën Botërore dhe nuk do të hynte në një proces që vë në pikëpyetje vete ekzistencen e tyre”, perfundon Wordsworth.