E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, lirohet zyrtari i transporteve

Lirohet nga burgu zyrtari i Ministrisë së Transporteve në Kosovë, Gani Zogaj, i arrestuar dje nga EULEX-i.

Vendimi është marrë nga gjykata ku ai u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë. EULEX e prangosi Zogajn me akuzën e pengimit të së vërtetës për rastin “Limaj”.

Ai është zyrtari i parë i kësaj ministrie që prangoset qysh prej akuzave publike të EULEX-it të bëra disa muaj më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›