Teatri i Metropolit çel sezonin për spektatorët e vegjël
TIRANË- Fëmijët kryeqytetas do kenë një mundësi më shumë për të kaluar në shoqërinë e moshatarëve disa orë të këndshme, pasi Teatri i Metropolit çel sezonin e ri artistik me dy premierat e reja “Maçoku me çizme” dhe “Tomi, Xherri dhe Spajk”.
Paraditen e sotme në sallën “Çehov” u shfaq premiera e shfaqjes së përkthyer nga Milena Selimi “Tomi, Xherri dhe Spajk” e cila solli nga bota e Disney-it personazhet e filmit të animuar, për të sjellë mesazhin se edhe pse mund të jemi të ndryshëm, mbetemi miq.
Paraditen e nesërme salla “Çehov” do të presë të tjerë spektatorë të vegjël për premierën e dytë “Maçoku me çizme” me autore Milena Selimin dhe regji Nelson Mullën. Kjo shfaqje do të sjell historinë e pabesueshme të Maçokut që flet, do t’ju tregojë fëmijëve se përse pikërisht Maçoku është personazhi më i shkathët, më inteligjent dhe plot besim në vetvete dhe përse është veshur me çizme.
Duke filluar nga kjo fundjavë premierat do të shfaqen çdo të shtunë dhe të dielë në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit, ora 10:30, deri në 25 dhjetor të këtij viti.
(e.m/atsh/BalkanWeb)