Censusi në Serbi, shqiptarët e Preshevës kërcënojnë me bojkot
BEOGRAD- Në Serbi ka nisur sot regjistrimi i popullsisë dhe i banesave, proces i cili do të zgjasë deri më 15 tetor. Shqiptarët kanë kërcënuar me bojkot të procesit, po ashtu dhe myslimanët në lagjen Sanxhak, në jug-perëndim të Serbisë, të cilët akuzojnë qeverinë se ndaj tyre po kryejnë një politikë diskriminuese.
Mediat serbe shkruajnë se besojnë se ka shumë mundësi që shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe boshnjakët në Sanxhak të injorojnë këtë proces pavarësisht thirrjeve të qeverisë serbe për tju përgjigjur regjistrimit.
Formulari është vetëm në gjuhën serbe dhe me shkronja cirilike, çka është kundërshtuar nga shqiptarët dhe myslimanët. Ndërkohë që e përditshmja B92 në faqen e saj online shkruan se anketuesit disponojnë dhe formularë në gjuhën e minoritarëve, dhe në Anglisht, dhe se anketuesit në këto zona duhet të flasin gjuhën e pakicave.
Për ata që do të refuzojnë ti përgjigjen regjistrimit, apo do të japin të dhëna të gabuara janë parashikuar sanksione administrative, me gjobë nga 20 mijë në 50 mijë dinarë, ( 200- 500 euro)
Formulari parashikon një numër më të madh pyetjesh në krahasim me censusin e mëparshëm, pyetje që kanë të bëjnë dhe me aftësitë e kufizuara, njohjeve informatike dhe kushteve të emigrantëve, informacione mbi emigrantët që janë larguar nga Serbia, dhe të atyre që janë kthyer, si dhe të serbëve që janë larguar nga Kosova.
(s.g/Balkanweb)