Dhuruesi i spermës rigjen 75 fëmijët e tij, por ka dhe të tjerë
NJU JORK- Kishte dhuruar spermën për të siguruar studimet por sot amerikani Ben Seisler, me profesion avokat, është babai biologjik deri më tani i 75 fëmijëve. Në fakt nga një përllogaritje e thjeshtë që vetë 33 vjeçari ka bërë, numri i fëmijëve të tij biologjikë mund të kalojë 100-tën, rreth 120- 140.
Gjithcka është zbuluar falë një dokumentari reality shoë të titulluar “Style Exposed: Sperm Donor”, i cili u transmetua në kanalin televiziv amerikan Style Netëork, më 27 shtator.
Në kohën kur ishte student, Ben Seisler kishte vendosur të dhuronte spermën në “Fairfax Cryobank » të Virgjinias, për të paguar studimet e tij për avokaturë në universitetin “George Mason”. Për çdo spermë ai paguhej 150 dollarë. Kohët e fundit
Seisler ishte regjistruar në databeizin e regjistrit të dhuruesve të spermës, i cili është në gjëndje të kontaktojë fëmijët që ngjizen nga spermat e dhuruara, me babanë e tyre biologjik si dhe me vëllezërit dhe motrat e tjerë, (të ngjizur nga e njëjta spermë). Në databeiz mjafton të vendosësh numrin identifikues të dhënë nga banka e spermës, dhe të kontrollosh nëse ka raste të tjera me këtë numër identifikues.
Të njëjtin veprim kishte bërë dhe Seisler, dhe pak javë më vonë në e-mailin e tij kishte mbërritur një mesazh i mamasë së dy fëmijëve të tij biologjikë, e cila i shkruante nëse dëshironte t’i takonte. Jo vetëm kaq, në emailin e tij kanë mbërritur dhe 15 kërkesa të tjera me këtë karakter, si dhe vazhdojnë të mbërrijnë.
Falë dokumentarit Seisler ka arritur të takojë dy prej fëmijëve të tij, një vajzë 7 vjeçe, dhe djalin 4 vjeç,të lindura nga një nënë singel me banim në Seattle, dhe ka mbetur i habitur sa shumë i ngjanin ato. ( ne foto)
Në dokumentar është transmetuar dhe debati mes Ben Seisler dhe bashkëshortes së tij e cila është indinjuar së tepërmi kur ka mësuar të kaluarën e bashkëshortit.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera FOTO: Dhuruesi i spermës rigjen 75 fëmijët e tij, por ka dhe të tjerë