Lideret fetare/ Injorojme politiken ja pse kemi harmoni

A eshte Shqiperia model i harmonise nderfetare Deri tani kjo ceshtje shpesh ka qene e detyruar te coje gjithe mendimin te harmonia nderfetare ndersa te dialogu edhe mund te veshtiresohej...
A eshte Shqiperia model i harmonise nderfetare Deri tani kjo ceshtje shpesh ka qene e detyruar te coje gjithe mendimin te harmonia nderfetare ndersa te dialogu edhe mund te veshtiresohej kur kreret e institucioneve fetare i kemi pare te urojne njeri-tjetrin vetem ne raste festash. Ne gjeme mort a trazira politike feja ne Shqiperi eshte gjithnje e me pak prezente. Ne politike jo e jo a thua te jete kjo arsyeja pse shqiptaret ndjehen harmonike ne fe Dje per here te pare eshte hedhur ky argument se harmonia ekziston ne Shqiperi sepse fete i kane qendruar larg politikes e kane injoruar ate ndryshe nga disa vende ku politika shteti eshte identifikuar me fene dhe shpesh eshte luftuar ne emer te saj.
Nje realitet faktik pse ne Shqiperi ka harmoni fetare i sherbejne here pas here dhe simpoziume si ai i djeshmi simpoziumi nderkombetar qe mblodhi 36 akademike te besimeve te ndryshme nga 18 shtete te ndryshme nga vendi dhe rajoni te cilet per dy dite edhe sot referojne ne hotelin me luksoz te Tiranes Sheraton
Sipas axhendes se simpoziumit dje ne mesdite ishin lene per te pershendetur pese lideret fetare ne Shqiperi Haxhi Selim Muca kryetar i komuniteti mysliman Fortlumturia e tij Anastasi kryepeshkop i kishes ortodokse Mons. Rrok Mirdita presidenti i konferences Ipeshkvnore Haxhi Dede Reshat Bardhi kryegjysh Boteror i Bektashinjve dhe pastor Fitor Muca presidenti i Vellazeria Ungjillore e Shqiperise bashkesia me re fetare ne Shqiperi protestante e miratuar para 2 muajsh ne parlamenti shqiptar.
Moderatori Rasim Hasanaj kryetari i komitetit te kulteve para se lideret fetare te merrnin fjalen tha se per organizimin e simpoziumit eshte zgjedhur Shqiperia si model i harmonise fetare. Pa dileme pyetja qe pret pergjigje eshte A eshte model
Veprimtari te tilla e bejne vendin te njohur ne bote. Shqiperia jep mesazhe ne kete kohe te trazuar nga intoleranca- sipas Hasanajt. Nje histori teper e shkurter per te mbrojtur pyetjen e mesiperme do ti bente mire simpoziumit kur kreu i kulteve kujtoi se Shqiptaret kane qene gjithmone te bashkuar shume klerike jane bere bashke drejt levizjeve bashke ne luftera...ka pafund shembuj kur eshte harruar feja edhe ne festa pelegrinazhe dhe se fundi veprimtaria e djeshme me titullin Kendveshtrimi i diversitetit fetar kulturor dhe shoqeror ne Ballkan nga perspektiva globale. Fjala eshte edhe ne referencat qe do mbanin akademiket e huaj dhe si model ishte zgjedhur levizje Gylen lindur prej mendimtarit te njohur mysliman turkut Fethullah Gylen.
Per tju deshmuar akademikeve te huaj pse jane ne Shqiperi cfare duhet te blejne prej nesh kreu i kulteve tha se Rol te rendesishem ka shteti demokratik. Sigurisht qe kete realitet e kemi prove mbi kurriz kur per 50 vjet diktatura e rrafshoi te besuarit edhe si mendim e jo me si menyre jetese apo me larg te flitej per fe. Nje numer i madh klerikesh katolike e myslimane shkuan para pushkatimit ne Shqiperi. Ka pasur nje rezistence fetare per tu kujtuar si kontekst politik pse shteti demokratik eshte aq i rendesishem sot per ne. Qofte dhe per ruajtjen cfare konsiderohet pasuri harmonia fetare ligji qe pritet te miratohet per mbeshtetjen financiare te komuniteteve fetare listimi i 200 objekteve te kultit si trashegimi kulturor ruajtja dhe mirembajtja e tyre pajisa me infrastrukture ne destinacion te tyre...Ja te gjitha keto e bejne te vecante Shqiperine - tha kreu i kulteve.
Pershendetja perpara akademikeve te huaj kaloi tek Haxhi Selim Muca kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise ai pershendeti jo shqip arabisht a turqisht ne qe sdime ate gjuhe nuk e kuptojme por e dime se me Allahu shqiptaret myslimane tregojne Zotin. Meqe modeli i mendimtarit mysliman i njohur boterisht eshte levizja Gylen pra Fethullah Gylen kujtojme se ne gjithe librat e tij ato qe na rane ne duar dje studime po dhe mendime si ne origjinal dhe ne shqip fjala eshte e qarte shqip Zot.
Kishte jo pak myslimane ne hollin e Sheratonit te pranishem dje qe i thoshin njeri ndash tjetrit se sa shume kallaballek kishte Zakonet per te pershendetur myslimance jo shqip nuk hiqet prej besimtareve te fese islame por te pakten gjuhen shqipen mos ta bejne pacavure me lloj fjalesh sa arabishte a turqishte Eumlshte e shemtuar kur degjohen ne rruge ne mes te kryeqytetit kesi pershendetjesh aq sa ceshte e turpshme dhe falsifikimi i identitetit bere ne jug nga joshja grekeA seshte dhe ky simpozium pergjigje e kesaj atmosfere krijuar se fundi ne Shqiperi ku levizjet per regjistrimin fetar a etnik po shnderrohet ne nje kontekst manipulimin historik. Duke degjuar aq shume fjale nga turqishtja a arabishtja ne rruge mund tju teket edhe arabeve e turqve te na imponojne pasaporten ne Shqiperi Edhe ne e kemi deshmuar se kalojme fare lehte matane fese edhe per ca para Kete krize po e vuan sot pjesa shqiptare e Maqedonise. Megjithate eshte veshtire te flitet se cpo ndodh me myslimanizmin ne Shqiperi si ndahen si nderrohen fete perderisa ende nuk eshte kthyer ne nje fenomen turistik kurioz per te huajt sic po ndodh ne Gjakove a gjetke nder trojet tona
Pavaresisht kesaj dhe paralajmerimeve te bera nga mendimtare te huaj se jemi ne epoken e shperthimit te religjioneve dje Haxhi Selim Muca pas respektimit te hierarkise qe organizonin simpoziumin e quajti temen mjaft aktuale ku ka mjaft domethenie per Shqiperine dhe rajonin.
Shqiperia mbetet nje simbol i bashkejeteses me kontribut te paqes ne rajon Shqiperia rast i rralle si perkrahese e integritetit te vendit dialogu eshte hapi i pare i injorimit te argumentit politik... - artikuloi Muca deri ne rezistence predikuese kur tha me tej se feja islame eshte mendimi i lire i njeriut si respekt ndaj Krijuesit dhe se vleresonte kontributin e te gjitha feve Jemi te bindur se Shqiperia do vazhdoje modelin. Vizionin dhe forcen shpirterore te mendimtarit mysliman Fethullah Gylen - cmoi ne vecanti Muca duke mbyllur fjalen e tij shqip Zoti na bekofte te gjitheve.
Ne kembe te Mons. Rrok Mirdita presidentit te konferences Ipeshkvnore ishte nje perfaqesues tjeter i klerit katolik emrin sia morem dot vesh ne sallen e madhe te Sheratonit pasi zhurma e njerezve nga fundi dhe pjesemarrja e madhe sado qe mikrofonet ishin lart veshtire te ruaje perqendrimin. Ne Shqiperi seshte hera e pare qe ia kriset muhabeti nga fundi.
Vinte nga Italia si duket perfaqesuesi i konferences Ipeshkvnore pra perfaqesuesi i klerit katolik me nje shqipe perkedhelese dhe pak te paqarte ai e perfshiu ne paradokset e Shqiperise faktin se po behemi te vetedijshem per rolin e fese. Retorika se cfare e ka bere me te vetedijshem rolin e fese perfaqesuesi katolik e jep po vete ne mendimin se ishin konfliktet ne Ballkan por dhe ne vendet e tjera ku eshte bere lufte ne emer te fese si rasti i terrorizmit Pa i vene emer ketij terrorizmi perfaqesuesi katolik hyn ne nje zanafille njerezore se prej Platonit ku perceptohej I shenjti deri sot kur njeriu fetar mendon se Zoti ndikon ne marredhenien me te tjere.
Kur kleri katolik njeh nje jete hierarkike institucionale nga me striktet nder fe perfaqesuesi katolik e kishte me te lehte te shprehej se besimi autentik na meson te jetojme ne nje bote me te denje ne marredhenie me te tjeret. Ka permendur si Biblen dhe Kuranin per kete gje po sipas fese se tij i eshte referuar Bibles per te thene mesimin mos e shfrytezo dhe keqtrajto te huajin. Perfaqesuesi katolik ka permendur nje prej profeteve me te vegjel ne Bibel Amosin se ishte i madhi i drejtesise mbrojtes i njerezve te keqtrajtuar. Ne Kuran kleriku ka cituar se eshte pak a shume armiku do behet miku i vertete- si mesim per te mos hyre ne konflikt ne grindje me njeri - tjetrin si arsye njerezor pse duhet besuar.
Perfaqesuesi katolik ka marre shembull kengetarin britanik Jon Lenon gati pa thene pse teksti i kenges se tij Imagine eshte gati heretik kur flet per zhdukjen e besimeve si garanci per nje bote me paqe. A kishte te drejte Jo ishte pergjigja e menjehershme e klerikut. Duke folur per kohen pas luftes se Kosoves - si nje rast kur njerezit cinike e instrumentalizojne fene per te ndezur luftra - perfaqesuesi katolik tha se besimi manipulohet nga politika per te arritur qellimin. Fjalet e Papes - ka thene kleriku - shpjegojne marredheniet paqesore A eshte feja faktor i marredhenieve Besimet jane per paqe dhe vellazeri toleranca nuk eshte virtyt i popujve qe nuk besojne asgje - thote kleriku duke e identifikuar kete marredhenie fene ne besim. Pas kesaj prej ketij kleriku ka ardhur argumenti me i madh dhene ndonjehere deri sot pse fete kane bashkejetuar ne Shqiperi. Ai eshte shprehur se politika nuk e ka instrumentalizuar fene per ambiciet e tyre se te gjitha fete ne vend kane pasur kujdes nuk kane toleruar per te thene une jam dakord dhe ti je dakord por eshte harmonizuar pra ka mbizoteruar. Perfaqesuesi katolik ka hequr dhe verejtjen ketu me nje por...se ka vend per bashkepunim -mu aty ku skeptiket fetare hezitojne - duke e mbyllur me mesazhin fetar sipas besimit te tij se Zoti na ka dhene universin por ne kemi vetem nje bote per te jetuar se bashku nje e vertete qe nuk ka alternativa.
Kryegjyshit boteror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhit i ka takuar radha e pershendetjes renditur si besimi i katert ne Shqiperi duke thene se veprimtari te tilla jane ne dobi te tolerances dhe kendveshtrimi neper te cilen kalon kjo tolerance eshte mrekulli ne Shqiperi. Kjo - sipas Haxhi Reshat Bardhit - eshte dashuria e vertete e shqiptareve dhe se Bektashizmi ka paqe dhe jo fe. Kryegjyshi la me shume mesime besimi ne fjalen e tij cliruar nga protokollet institucionale ne krahasim me fete e tjera duke thene se te mesojme te njeri tjetri se Zoti ka vend ne zemren e njeriut se dashuria dhe ndihma per te tjeret sherben per te zbuluar e stimuluar te miren Edhe Kryegjyshi i bektashinjve e cmoi dhe ish i nje mendjeje se ketu ne Shqiperi ka harmoni fetare duke shtuar se eshte detyra jone ta ruajme te shenjte kete dhe se duhet te nxjerrim pervojen tone ta bejme te njohur si model tolerance. Duket sikur te gjitha keto fjalime te krereve te kulteve ne Shqiperi jane politike sikur alarm mbrojtje por dhe nje mundesi njohje nderkombetarisht meqe eshte simpoziumi por askush nuk e zuri ne goje mungesen e Fortlumturise se Tij Anastasit kryepeshkopit te Kishes Ortodoske i cili ishte i dyti ne radhe pas komunitetit mysliman per te pershendetur. Kryepeshkopi mungoi ndoshta si arsye me shume per te qene prezent dje per shkak te ngjarjeve me te fundit qe po ndodhin me minoritetin grek dhe kerkeses per regjistrim etnik dhe fetar Asnje perfaqesi Ortodokse nuk foli dje ne sesionin e lene enkas per komunitetet fetare kur pjesa tjeter e te pranishem benin thirrje per ruajtjen e pasurise me te madhe qe kemi si shqiptare harmonine fetare dhe se feja ne vend e ka mbajtur larg politiken nga cndodh ne vendet e tjera sidomos fqinje
Pastori i Vellazerise Ungjillore shqiptare Fitor Muca ka cituar nje sociolog amerikan nuk po jetojme ne nje bote laike por ne shperthim te religjionit... per te menduar se sa i rendesishem eshte besimi ne bote Kjo bashkesi e miratuar para dy muajsh nga parlamenti por qe njeh nje tradite besimi qe nga koha e Qiriazeve eshte thirrur si faktor ne kontributin per harmonine fetare. Presidenti i VUSH Muca tha se harmonia fetare eshte nje realitet i prekshem Refereni i te gjitheve eshte dashuria se dialogu nderfetar kerkon mendje te hapur dhe se ne Shqiperi dallohet lehte siguria per te ndare e dialoguar kushdo .
Presidenti i VUSH ka sjelle shembullin e Kongresit te Manastirit ku u mblodhen te gjitha mendjet si perfaqesues te te gjitha religjioneve protestante bektashinj myslimane katolike...Duhet ta pranojme njeri - tjetrin si pasuri - tha Muca duke shtuar se bashkesia qe ai perfaqeson rikonfirmon se do te jete per mbeshtetje te harmonise fetare.
Ligjerimi i kesaj bashkesie prej politikes se sotme eshte dhe nje sens i pranimit te realitetit shqiptar si prespektive evropiane te cilen pastor Muca ja dedikon edhe lidershipit te sotem shqiptar. Presidenti i VUSH fundin e fjales se tij e lidhi me unikalitetin e harmonise fetare qe duhet te dalloje popullin tone identifikuar si popull periferik.
Ne si komb i vogel nder te tjera nuk ofrojme teknologji por kemi mundesi te ofrojme modelin e bashkejeteses fetare - tha kryetari i Bashkesise Islame te Kosoves. Frymezuar dhe nga karizma e mendimtarit mysliman Fethullah Gylen ai tha se edhe ne Kosove pranojme unikalitetin e fese . Si Gylen pati edhe nje dinamike shpirterore duke e shnderruar ne levizje te ketij shekulli ku te sundoje toleranca perfaqesuesi i besimit mysliman nga Kosova tha se rruga eshte arsimi dhe edukimi se Zoti nuk i do mizoret
Bashkesia islame i lutet Allahut te Gjithefuqishem qe te tilla raste te jene me te shpeshta pavaresisht races ngjyres dhe fese qe kemi - mbylli fjalen e tij perfaqesuesi mysliman i Kosoves ne rastin e simpoziumit qe nisi dje e le punimet sot ku dialogu nderfetar feja dhe demokracia filantropizmin dhe shoqerine civile dialogun ne Ballkan dhe ne Shqiperi- modeli per te gjitha vjen si dedikim per mendimtarin mysliman dhe filozofine humane te Fethullah Gylen.