E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule sfidon Ramen PBDNJ do te fitoje kudo ku ka minoritare

Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule doli dje hapur kunder kreut socialist Edi Rama ku theksoi se forca e tij tashme eshte e pavarur nga cdo koalicion dhe si e tille do te luftoje ne zgjedhjet e 8 majit. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut eshte ndryshe nga forcat e tjera politike pasi ajo eshte e pavarur dhe do te luftoje si e tille ne zgjedhjet e 8 majit - tha Vangjel Dule gjate kremtimit te 198-vjetorit te clirimit te Greqise nga pushtimi turk qe u organizua ne fshatin Dervician rreth 5 km larg Gjirokastres. Dule theksoi se PBDNJ do ti fitoje te gjitha njesite vendore ku jetojne minoritaret duke nenkuptuar keshtu se PBDNJ tashme nuk eshte pjese e koalicionit te majte Aleanca per te ardhmen i drejtuar nga kreu socialist Rama. Presim qe pas zgjedhjeve lokale te dalim force e trete politike - u shpreh Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›