E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi ne 28 mars nis pranimi i kerkesave

Procesi i pranimit te kerkesave te perfituesve nga ky fond do te filloje diten e hene me date 28.03.2011 dhe do te zgjase 30 dite kalendarike

Nis aplikimi per kompensimin e ish-pronareve per vitin 20111. Kreu i Agjencise se kthimit dhe Kompensimit te Pronave Elvis Cefa informoi dje se ky proces do te nise diten e hene me 28 mars dhe do te zgjase plot 30 dites. Cefa ftoi subjektet e shpronesuar apo trashegimtaret e tyre te dorezojne kerkesat per kompensimin bashke me dokumentacionin shoqerues. Kjo thirrje vjen ne mbeshtetje te VKM-se nr. 192 date 09.03.2011 Per percaktimin e rregullave dhe te kritereve per shperndarjen e fondit te kompensimit pronareve ne te holla per vitin 2011. Cefa informoi gjithashtu se tashme eshte ngritur grupi i punes per pranimin dhe regjistrimin e kerkesave te subjekteve te shpronesuara. Ne kete proces perfitojne kompensim subjektet e shpronesuara qe disponojne nje vendim perfundimtar dhe te ekzekutueshem per kompensimin e prones referuar radhes kronologjike te percaktuar nga numri dhe data e vendimit me te cilin aplikohet. Fondi i vene ne dispozicion per kete proces eshte 1 miliarde leke.

Kompensimi i pronareve

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave njofton fillimin e procesit te pranimit dhe te regjistrimit te kerkesave per kompensimin ne te holla nga fondi ne te holla per vitin 2011 per subjektet e shpronesuara prona e te cileve eshte njohur per kompensim - deklaroi dje Cefa ndersa iu beri apel te gjithe subjekteve te shpronesuar apo trashegimtareve te tyre qe te paraqiten prane zyrave tona per dorezimin e kerkeses per kompensim dhe dokumentacionit shoqerues. Ai sqaroi se procesi i pranimit te kerkesave te perfituesve nga ky fond do te filloje diten e hene me date 28.03.2011 dhe do te zgjase 30 dite kalendarike. AKKP ka ngritur nderkohe grupin e punes per pranimin dhe regjistrimin e kerkesave te subjekteve te shpronesuara. Te gjithe subjektet e interesuara mund te paraqiten prane Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nga e hena ne te premte nga ora 09.00 ndash 14.00 ne adresen Rruga Muhamet Gjollesha prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit Nr. 54 Tirane - sqaroi kreu i AKKP-se. Bazuar ne rregullat dhe kriteret per shperndarjen e fondit te kompensimit per vitin 2011 te miratuara me VKM nr. 192 date 09.03.2011 perfitojne kompensim subjektet e shpronesuara qe disponojne nje vendim perfundimtar dhe te ekzekutueshem per kompensimin e prones referuar radhes kronologjike te percaktuar nga numri dhe data e vendimit me te cilin aplikohet. Nga fondi i vitit 2011 nuk perfitojne kompensim subjektet e shpronesuara te cilet jane trajtuar me pare me kompensim per vendimin me te cilin aplikojne. Kompensimi behet per pronen e llojit truall ne baze te cmimit te percaktuar ne harten e vleres sipas vendndodhjes se prones qe kompensohet. Masa e kompensimit eshte e percaktuar tashme nepermjet nje skeme te plote e cila ndryshon ne baze te siperfaqes per te cilen ish- pronaret kane fituar te drejten per kompensim. Ccefa sqaroi gjithashtu se aplikuesit apo perfaqesuesit me prokure kane detyrimin te paguajne tarifen e sherbimit ne vleren prej 2 000 leke dhe gjithashtu te hapin ne emer dhe per llogari te tyre nje llogari bankare ne njeren nga bankat e nivelit te dyte ne te cilen ne rast perfitimi do te depozitohet shuma qe perfitohet. Nderkohe qe percaktohet gjithashtu dhe dokumentacioni qe duhet te paraqese subjekti apo perfaqesuesi i tij me prokure apo dhe aplikuesit e vitit 2008 dhe 2009. Cefa theksoi se te gjithe aplikantet qe paraqesin te dhena te rreme apo fshehin te dhena te nevojshme per procesin e kompensimit perjashtohen nga procesi i perzgjedhjes. Subjektet e shpronesuar te cilet kane depozituar kerkesen e tyre per kompensim ne vitet 2006 2007 2008 dhe 2009 dhe qe vertetojne kryerjen e pageses nuk paguajne tarifen e aplikimit per vitin 2011 - perfundoi ai.

Masa e kompensimit per ish-pronaret

Per pronat e njohura per kompensim deri ne 1 500 m2 masa e kompensimit eshte 200 m2.

Per pronat e njohura per kompensim mbi 1 500 m2 deri ne 3 000 m2 masa e kompensimit eshte 300 treqind m2.

Per pronat e njohura per kompensim mbi 3 000 m2 deri 5 000 m2 masa e kompensimit eshte 400 katerqind m2.

Per pronat e njohura per kompensim mbi 5 000 m2 deri ne 10 000 m2 masa e kompensimit eshte 500 peseqind m2.

Per pronat e njohura per kompensim mbi 10 000 dhjete mije m2 masa e kompensimit eshte 600 gjashteqind m2.

Dokumentacioni qe duhet te paraqese subjekti apo perfaqesuesi i tij me prokure

Kerkesen dhe deklaraten tip qe i bashkelidhet VKM te plotesuara sipas rubrikave. per plotesimin e ketyre akteve aplikuesve do tu ofrohet konsulence nga punonjesit e AKKP-se te ngarkuar per pranimin e dokumentacionit

Titullin per njohjen dhe kompensimin e prones qe sipas rastit mund te jete vendim i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave vendim i Agjencise se Kthimit apo Kompensimit te Pronave si dhe vendim i gjykates ne rastet kur vendimet e sipercituara jane ndryshuar ne rruge gjyqesore

Planvendosjen e vendimit si dhe planin e rilevimit te prones se njohur per kompensim ne fragmentin e hartes treguese te regjistrimit te pasurive. Plani i rilevimi duhet te pasqyroje konturin kufirin e prones se vjeter duke percaktuar qarte siperfaqen e njohur te kthyer dhe te njohur per kompensim

Deshmine e trashegimise per te gjithe trashegimtaret e ligjshem te subjektit perfitues sipas radhes se trashegimtareve ne perputhje me percaktimet e Kodit Civil. Per deshmite e trashegimive te leshuara nga gjykata per testamentin e bere me akt noterial te sillet certifikate familjare e personit per te cilin eshte leshuar kjo deshmi.

Prokuren e posacme te nenshkruar nga te gjithe trashegimtaret e ligjshem ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre

Vertetimin e leshuar nga banka e nivelit te dyte per hapjen e llogarise bankare

Fotokopjen e dokumentit te identifikimit te perfaqesuesit me prokure

Mandat pagesen per shumen 2 000 leke e cila paguhet ne zyren e finances se AKKP-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›