Berisha- ekut Kosoves mbeshtetje pa kufi
Kryeministri Sali Berisha i premton mbeshtetje te plote per integrimin e Kosoves ne Nato dhe ne cdo organizem tjeter nderkombetar. Pohimi i tij u be dje gjate takimit qe zhvilloi me ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves Agim Ceku. Berisha mes te tjerash vleresoi lart progresin dhe reformat e bera nga Forcat e Sigurise se Kosoves ne fushen e sigurise. Ai e siguroi ministrin Ceku per mbeshtetjen e plote dhe te gjithanshme me te gjitha kapacitetet ne dispozicion te shtetit shqiptar per forcimin e metejshem te FSK-se. Berisha u shpreh gjithashtu se Shqiperia do ti jape Kosoves mbeshtetje pa kufi per pjesemarrje e integrim te saj ne NATO dhe ne cdo iniciative tjeter nderkombetare apo rajonale. Kryeministri vleresoi gjithashtu si shume te rendesishme zhvillimin dhe koordinimin ne nivel rajonal te kapaciteteve ne fushen e mbrojtjes me qellim pergjigjen ne menyren me efikase te angazhimeve te perbashketa apo nevojave te mbrojtjes dhe emergjencave civile. Por ai i shprehu ministrit Ceku edhe falenderime per kontributin e FSK-se gjate permbytjeve ne qarkun e Shkodres. Nga ana e tij ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves Agim Ceku e falenderoi kryeministrin Berisha per mikpritjen si dhe i shprehu mirenjohje per kontributin e mbeshtetjen e gjithanshme qe qeveria shqiptare ne menyre specifike ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura te Shqiperise i kane dhene dhe po i japin Forcave te Sigurise se Kosoves. Ministri Ceku e falenderoi kryeministrin per mundesite dhe hapesirat e medha qe qeveria shqiptare ka krijuar per shkollim dhe trajnim e ushtarakeve nga Kosova ne institucionet arsimore shqiptare. Po edhe Presidenti Bamir Topi priti ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves Agim Ceku.