Zgjedhjet e majit KQZ miraton 145 vezhgues
Shtohen edhe 145 persona ne listen e gjate te vezhguesve qe do te monitorojne procesin zgjedhor me 8 maj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listen e 2145 te rinjve te vene ne dispozicion nga shoqata Per Kulture Demokratike. Te miratojme kerkesen e shoqates Per Kulture Demokratike per akreditimin e 145 vezhguesve afatgjate ne vezhgimin e procesit zgjedhor per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore - deklaroi dje kreu i KQZ-se Arben Ristani ndersa ne fund te ketij muaji pritet te vije edhe grupi i vezhguesve te OSBE/ODIHR-it te kryesuar nga amerikani Jonathan Stonestreet. 50 prej tyre do te kene statusin afatgjate ndersa 400 te tjere do te monitorojne vetem diten e zgjedhjeve. Diten e marte me 29 mars kreu i Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve OSCE/ODIHR z. Jonathan Stonestreet do te mbaje nje konference per shtyp ku do te hape formalisht misionin per vezhgimin e zgjedhjeve vendore te dates 8 maj 2011 ne Shqiperi. Per garen e ardhshme elektorale pritet te vijne vezhgues edhe nga Parlamenti Evropian kjo pas kerkeses se bere nga kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha por edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ne 28 qershor 2009 koalicioni i shoqatave vendase angazhoi 2500 persona ne qendrat e votimit dhe 396 te tjere ne vendet e numerimit te votave.