Mitrovicë/ Ministri britanik për Evropën Lidington takon Ivanoviçin
Ministri britanik për Evropën Dejvid Lidington, është takuar sot në Mitrovicë me sekretarin shtetëror të ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.
Sipas burimeve serbe, Ivanoviç e ka informuar zotin Lidington për situatën në pjesën veriore të Kosovës. Ministri Lidington theksoi se Britania nuk do ta ndryshoj vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Oliver Ivanoviç ka shprehur bindjen e tij se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të hapet mundësia për një raund të ri të bisedimeve për statusin e Kosovës.
Ministri britanik për Evropën, Dejvid Lidington, gjatë vizitës së tij dyditëshe, pritet të takohet edhe me zyrtarët më të lartë të Kosovës.