E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania në sherr, për varrimin e Margaret Thatcherit!

Ajo nuk ka vdekur akoma, por në mbarë Britaninë e Madhe ka debat nëse Margaret Thatcher meriton një funeral shtetëror.

“Margaret Thatcher është një nga politikanet më të rëndësishme të shekullit 20, por në atdheun e saj ideja për nderimin më të lartë publik për politikanen konservatore ka hasur në kundërshtime të ashpra,” shkruan revista gjermane Der Spiegel.

“Planet për një funeral shtetëror janë shokuese,” shkroi gazeta e majtë britanike, Guardian. “Ajo nuk ka qenë një politikane e shkëlqyer, por politikania më e debatuar në kohën e saj. Ajo i ka bërë dëm mbarë vendit,” vijon gazeta britanike.

Shkak për nisjen e debatit është bërë një film i Meryl Streep për jetën e Zonjës së Hekurt. Ajo portretizohet në mënyrë pozitive, ndaj Guardian shkruan se kjo është shenja e parë e përpjekjeve për të rehabilituar figurën e Thatcher.

Për më tepër, edhe vetë konservatorët thonë se ajo nuk meriton një funeral shtetëror, që mund të fyejë shumë njerëz të ndershëm dhe patriotë.

Varrimet shtetërore u janë rezervuar katër kryeministrave në 200 vitet e shkuara: Wellington, Palmerston, Gladstone dhe Churchill. I pari mundi Napoleonin, i fundit Hitlerin.

A i përket Thatcher kësaj kategorie, pyesin mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›