2012-ta, vit i Interit

“Mendoj se kemi gjithçka që nevojitet për të qenë protagonist në të gjitha garat. Ne e dimë se kemi mbetur pak prapa në Serie A, por fitoret e fundit na e kanë shtuar besimin dhe shpresojmë se po fillojmë një vit të suksesit. Ne jemi mjaft të vetëdijshëm për sfidat e vështira që na presin, por shumëçka varet nga ne dhe mendoj se mund të luftojmë në të gjitha frontet. Besoj se ky do të jetë viti i fitoreve të Interit”, tha Zanetti gjatë një interviste për Inter Channel.
Nerazzurrët kanë bërë fillim katastrofal të sezonit, por ngadalë janë ngjitur në tabelë, mirëpo ende janë prapa liderëve Juventus dhe Milan.
“Juventus është duke luajtur mirë dhe mendoj se e meriton të jetë në krye të tabelës me Milanin. Ne kemi pasur, për arsye të ndryshme, një periudhë të vështirësive, por tani jemi duke u kthyer në rrugën e duhur”, përfundoi ai.