E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njësitë minibashkiake, ndihmë Shkodrës

Edhe njësitë bashkiake të kryeqytetit kanë ndërmarë një sërë nismash për të grumbulluar ndihma për banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës. Në njësinë nëntë në Tiranë është grumbulluar nga banorët një sasi e konsiderueshme rroba lodra dhe para. Por një gjë e tillë, është bërë edhe në minibashkitë e tjera.
Ndërkohë njësia bashkiake 10, ka ndërrmarë një nismë krejt të veçantë. Me anë të një info busi të vendosur në qendër të Tiranës, përfaqësues të minibashkisë kanë mbledhur, libra, lodra dhe mjete didaktike të cilat do t'u dhurohen fëmijëve të përmbytur në Shkodër, me të cilët do të organizohen edhe disa aktivitete argëtuese.
Ndërkohë edhe pranë bashkisë së Tiranës, kryeqytetasit vazhdojnë të hedhin kontributin e tyre në kutinë e vendosur pranë këtij institucioni.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›