E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopshti zoologjik pa kafshë, mjerimi i një vendi ku dikur të gjithë zbaviteshin

Nëse në një kopsht zologjik në Angli apo Gjermani do të ngordhte apo do të linde një tigër luan apo xhiraf kjo do të përbente lajmin e ditës. Por kjo nuk vlen për vendin tonë mbi të gjitha për kopërshtin zologjik të Tiranës ku mund më shumë kafshë ngordhin se sa lindin. Këtë në fakt e kemi vënë re vetëm kur kemi shkuar me kamerën tonë për të bërë një vizitë në kopshtin zologjik të Tiranës ku vërejmë që në këtë kopërsht mungonte tigri, majmuni, xhirafa apo dreri. Në fakt nga informacioni që kemi marrë tigri dhe majmuni kishin ngordhur dhe as që nuk bëhej fjalë të zëvendësoheshin ndërsa për xhirafa apo drerë as që nuk bëhej fjalë të kishte. Megjithse duket se në pamje të parë në këtë kopësht është investuar seriozisht duke parë mbirmbajtjen e lëndinave me barë, ky kopësht po shkretohet nga dita në ditë duke qenë se kafshët po ngordhin dhe nuk po zëvendëohen. Për të blerë kafshë nga informacionet e marra duket se as nuk bëhet fjalë por edhe ato kafshë të reja si struci që kanë ardhur deri tani janë shkëmber me ato pak kafshë që ne kemi me shumicë. Për të hyrë në kopshtin zologjik të Tiranës duhet të paguash 100 lekë dhe në fakt në pamje të parë ky kopësht duket interesant por zhgënjimi fillon sapo fillon ti afrohesh kafazeve për të parë kafshët që ndodhen brenda tyre të cilat janë, ujku, dhelpra, luani, ariu, lepuri. macja e egër, si edhe disa lloje shpendësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›