Britania pro Gjykatës: “Qeveria të reflektojë”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Brendshëm anglez, Vernon Koker, mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Lustracionit. Ai pohoi dje gjatë një konference për shtyp se Qeveria britanike përkrah nismën për t u shkëputur nga komunizmi, por kjo duhet bërë në respekt të Kushtetutës. Ministri i Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare disaditore. “Ne i kuptojmë ndjenjat e shqiptarëve për t u ndarë nga krimet e së kaluarës, vrasjet, torturat dhe Kryeministri na shpjegoi sesi Shqipëria po përpiqet të shkëputet nga e kaluara. Qëndrimi ynë është se, pavarësisht sesi përpiqeni për t u ndarë nga e shkuara, duhet të gjeni një mënyrë kushtetuese për ta bërë”, - tha ai. Ndërsa sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit deri në një vendim të saj përfundimtar, Koker tha se s ka më dyshim që Qeveria duhet të reflektojë ndaj ligjit që hartoi, dhe ky reflektim të nisë që pas vendimit që shprehu pak ditë më parë Kushtetuesja. Ligji i dosjeve, i miratuar në dhjetor nga mazhoranca, është kthyer këto ditë në temën më të nxehtë të politikës shqiptare. Opozita shqiptare është shprehur kundër këtij ligji duke e konsideruar atë të njëanshëm dhe jo sipas standardeve evropiane. Ky subjekt e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin duke kërkuar shfuqizimin e 28 prej neneve në ligj. Kushtetuesja vetëm dy ditë më parë vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit deri në një vendim të fundit për ligjin në fjalë.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009