Rama nga Kamza fajëson Berishën për legalizimet
Autori i Lajmit: red.
Kamza ishte zona e radhës ku Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi takimin me Vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim . Lideri i opozitës, ka shigjetuar kryeministrin Berisha, si njeriun kryesor që theu besimin e qytetarëve për sa i takon procesit të legalizimit, si një premtim i pambajtur prej tij. “Plot 18 vjet me radhë, të ardhurit e kësaj hapësire pa shtet, ia lanë fatin e tyre në dorë Sali Berishës, dhe 4 vjet pasi ai erdhi në pushtet për të dytën herë, Sali Berisha nuk ua ktheu, por ua theu besimin, duke e kthyer edhe procesin jetik të legalizimeve në një maskaradë politike papërgjegjshmërie, paaftësie dhe korrupsioni, duke përjashtuar pushtetin vendor nga ky proces i domosdoshëm, në mënyrë antikushtetuese”, - theksoi Rama. Kryetari i PS premtoi në këtë takim se me fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, të gjithë banorët e zonave përreth qyteteve të mëdha, do të marrin një tapi me vlerë për pasuritë e tyre të paluajtshme e për investimet e së ardhmes së tyre, duke i dhënë fund kaosit në hapësirat informale. “Sepse nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane në Tiranë dhe një Shqipëri mesjetare në Bathore, apo rreth qyteteve të tjera të vendit”, - tha ai
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009