KQZ: Anëtarët e KZAZ-ve, gati brenda 13 marsit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve duhet të propozohen nga subjektet politike brenda 13 marsit. Ashtu edhe siç parashikohet në Kodin Zgjedhor, jo më vonë se 15 ditë nga ngritja e KZAZ-ve, partitë duhet të dorëzojnë në KQZ emrat e propozuar. Ndërkohë dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar aktin për përcaktimin e partive që do të kenë të drejtën të propozojnë anëtarin e 7-të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Në bazë të rezultatit të shortit u caktua që Partia Demokratike do të ketë anëtarin e shtatë në të gjitha KZAZ-të me numër çift, ndërsa Partia Socialiste në ato me numër tek. Nga 66 KZAZ-të që mendohet të jenë paraprakisht në 12 qarqet e vendit, në 33 prej tyre do të jetë Partia Demokratike, ajo që do të ketë anëtarin e 7-të dhe në 33 të tjerat anëtari i 7-të do t i takojë Partisë Socialiste, subjekte këto të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së djeshme, përfaqësuesi i socialistëve, Gjonçaj, ka kërkuar informacione për çështjen e kartave të identitetit, ndërsa përfaqësuesi i LSI-së për monitorimin e procesit të numërimit të votave.
Vendimi
Dy partitë e mëdha do të kryesojnë në mënyrë të ekuilibruar Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në rajonet më të rëndësishme të vendit. Pas hedhjes së shortit nga KQZ-ja për partinë që do të propozojë anëtarin e 7-të në komisionet zonale të administrimit zgjedhor, rezultoi se PD-ja do të ketë anëtarin e 7-të, në komisionet me numër rendor çift, ndërsa PS-ja në komisionet me numër rendor tek. Meqenëse në zgjedhjet e 28 qershorit do të ngrihen 66 komisione zonale për administrimin e zgjedhjeve, në 33 të tilla do ta ketë shumicën PD-ja dhe po në 33 PS-ja. Në 6 rajone, për shkak të numrit çift të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kryesojnë një numër të barabartë komisionesh. Kështu në rajonin e Tiranës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, Korçës e Vlorës, PS-ja dhe PD-ja kanë shumicën në një numër të barabartë komisionesh. Përjashtim bëjnë qarku i Dibrës ku më shumë KZAZ kryesohen nga PS-ja, kështu nga 3 zona, 2 kryesohen nga PS dhe 1 nga PD, në Fier nga PD-ja kryesohen 4 zona, ndërsa nga PS-ja 3, në Gjirokastër nga PS-ja kryesohen 2, ndërsa nga PD-ja 1, në Kukës nga PD-ja kryesohen 2 zona, ndërsa nga PS-ja 1, në Lezhë nga PS-ja kryesohen 2 zona, ndërsa 1 nga PD dhe në Shkodër demokratët do të kryesojnë 3 zona rajonale, ndërsa socialistët vetëm dy prej tyre.
Kërkesat
Po dje, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë ngritur dhe dy çështje kryesore, siç është ajo e monitorimit të procesit të numërimit të votave dhe shpërndarja e kartave të identitetit. Përfaqësuesi i LSI-së në komison kërkoi informacione se si do të veprohet me kamerat që do të përdoren për të monitoruar këtë proces. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, sqaroi se komisioni, por dhe publiku, do të informohet për këtë proces pasi të merret vendimi përkatës dhe të zhvillohet tenderi për blerjen e rreth 700-800 kamerave që do të përdoren në të gjithë vendin. Përfaqësuesi i socialistëve kërkoi që Ministria e Brendshme të informojë KQZ-në për procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit që do të jetë një nga dy dokumentet me të cilat shqiptarët mund të drejtohen në kutitë e votimit më 28 qershor.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009