Meta në Durrës-Kukës, pro projektit të shumëdebatuar
Autori i Lajmit: red.
Rruga Durrës-Kukës është një vepër madhështore. Kështu pohoi dje kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim, Ilir Meta, gjatë vizitës që zhvilloi në rrugën Durrës-Kukës dhe pikërisht në aksin më të përfolur të saj, Rrëshen-Kalimash. Një ditë pas 1-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai u shpreh se kjo rrugë është një vepër madhështore që bashkon dhe integron shqiptarët. Kreu i LSI-së e quajti rrugën Durrës-Kukës, e cila është ende në ndërtim, ogur të mirë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, Kosovës e gjithë Ballkanit, duke përmendur gjatë deklaratës së tij edhe vlerat turistike, si dhe bashkimin e Alpeve që sjell kjo rrugë me bregdetin. Në deklaratat e tij Meta shtoi se në themel të rrugës janë ëndrrat, vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë shqiptarëve për bashkim u shpreh ai, ndërsa bëri thirrje për angazhim që rruga të mbarohet para zgjedhjeve të 28 qershorit. Durrës-Kukës është një nga investimet më të mëdha të kësaj Qeverie, por dhe nga objektet infrastrukturore më të përfolura. Akuzat e socialistëve për abuzime, por dhe dokumentet e faktuara, kanë bërë që për këtë çështje të ketë dhe një hetim nga Prokuroria e Përgjithshme. Socialistët, edhe pse janë shprehur pro rrugës, kanë pohuar se Qeveria po e përdor atë si mburojë për të abuzuar dhe vjedhur shqiptarët.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009