E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania pro Legard për kreun e FMN-së

Britania është pro dhe përkrah kandidaturën e ministres aktuale të Financave franceze, për postin e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministrja aktuale e financave franceze, Kristine Lagard, është cilësuar si një kandidaturë e shkëlqyer nga Shefi i Thesarit në kabinetin britanik, Xhorxh Ozborn. Përmes një komunikate për shtyp, Shefi i Thesarit Britanik është shprehur se ministrja e Financave të Francës ka treguar “lidership të vërtetë ndërkombëtar”, si udhëheqëse e Grupit të 20 ministrave të Financave dhe një përkrahëse e fuqishme e shteteve që bëjnë përpjekje për të reduktuar deficitet e larta buxhetore. Nëse Kristine Legard do të zgjidhet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ajo do të jetë e para femër që drejton organizmin më të rëndësishëm financiar, që është FMN, në historinë e saj 60- vjeçare. Sipas një marrëveshjeje të vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara, është gjithmonë një europian ai që drejtoi FMN-në, ndërsa një amerikan ka udhëhequr rregullisht Bankën Botërore. FMN ka mbetur pa një udhëheqës, që pasi politikani francez, Dominik Shtraus Kan, u detyrua të japë dorëheqjen pas arrestimit nga policia e Nju Jorkut, nën akuzat për abuzim seksual.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›