Eurobondi: Vendet rrezikojnë interesa të larta me luhatjen e kursit të këmbimit
Luhatja e kursit të këmbimit përbën një shqetësim serioz për ekspertët ndërkombëtarë, përsa i përket interesave në rritje të kësteve, që shtetet që kanë dalë në tregun financiar ndërkombëtar me eurobond duhet të paguajnë. Kjo vlen për Shqipërinë dhe Serbinë. Neil MacDonald, i gazetës prestigjoze Financial Times, në artikullin e tij, pavarësisht se analizon pozitivisht iniciativën e vendeve të Ballkanit që kanë lancuar eurobondet e tyre në tregun ndërkombëtar, paralajmëron një rrezik në rritje për interesat e larta që shkaktohen nga kursi i këmbimit, ku euro në tregun ndërkombëtar, e gjithashtu edhe në tregun vendas (shqiptar) po dominon dukshëm ndaj monedhave të tjera dhe gjithashtu është mbivlerësuar me disa pikë për qindjeje. “Në përgjithësi, tregjet emergjente kanë marrë vlerësim më të ulët të riskut për eurobondin, duke i krahasuar me potencialet e tyre ekonomike. Borxhi i Serbisë, për shembull, është 40% e PBB e do t’i kushtojë asaj interesa më të larta se Spanjës ose Irlandës, për shkak të kursit të këmbimit të paqëndrueshëm” - citon MacDonald, z. Paul Judge, shef i investimeve të Greenhouse, kompani me kapital britanik që merret me telecom dhe bankat në vendet e Ballkanit. Sipas MacDonald, kriza ekonomike globale mund të ketë goditur juglindjen e Europës vonë, por ikja e saj po vonohet. Megjithatë, thotë ai, mjerimi i fundit i eurozonës ka ngjallur mundësi, dhe shtetet tashmë kanë hyrë në tregun financiar ndërkombëtar. MacDonald shprehet në artikull se Shqipëria lançoi eurobondin e saj të parë, me vlerë prej 300mln euro, në fund të 2010. Ndërsa Serbia është duke u përgatitur për Eurobondin e saj, që pritet të jetë më shumë se sa $1bn. Eurobondi, që diskutohet të merret në monedhën jeshile amerikane, mund të lancohet në vjeshtë, mësohet të kenë thënë burime nga agjencia e menaxhimit të borxhit. Sipas analistëve me profil ekonomik, të dalësh në tregun ndërkombëtar financiar është e tepruar. Eurobondet – ata që shiten jashtë vendit me monedhën në të cilën është emetuar – parashikon standarde të qarta për investitorët institucional, që kërkojnë të hyjnë në një tjetër treg të errët emergjent. Serbia lançoi eurobondin e saj 200 mln euro, për 370 ditë më 9 shkurt i cili u nënshkrua 5 herë, me gjysmën e kërkesës nga jo rezidentët, tha Bojan Markovic, Guvernatori i Bankës Qendrore të Serbisë. Kërkesa jo rezidente ishte po njësoj e lartë për një eurobond 18-mujor në dinarë. “Kjo ishte çështja e madhe e borxhit të Serbisë dhe shkoi mirë” - tha Z. Markovic. “Shansi i likuiditetit në tregjet e dorës së dytë është më e madhe, nëqoftëse çështja është më e madhe”. Sipas analistëve, citon artikulli i MacDonald, Eurobondet stabilizojnë gjithashtu lakoren e jeldit. Duke bërë një përmbledhje të daljes së disa vendeve të Ballkanit me eurobond në tregun financiar ndërkombëtar, MacDonald shprehet se, që në vitet 1990, Serbia u lëkund në fushën e financave për sa i përket aksesit ndërkombëtar dhe sëbashku me Malin e Zi nisën të diskutonin çështjen e Eurobondit në 2004, pas rënies së Jugosllavisë së Bashkuar. “Mali i Zi, liderët e të cilit thanë se Serbia po rimerrte rritjen ekonomike të republikës së vogël. Ajo lançoi dy eurobonde: një me 200mln euro në shtator 2010, dhe tjetrin me 180 mln euro në prill 2011. Këto çështje të Ballkanit, megjithë mungesën për likuiditet të mjaftueshëm për t’i dhënë rëndësi investitorëve të mëdhenj, “patën sukses për shkak të diversifikimit që parashikuan”, tha Martin Weber, drejtor menaxhimi i kompanisë SSA”, - citohet në artikullin e MacDonald. Sipas tij, kriza globale fillimisht, i vendosi investitorët në vështirësi, por vendet e Ballkanit Perëndimor qëndruan relativisht të paekspozuara ndaj këtij shoku. “Tanimë, investitorët institucionalë po shohin mundësinë e një kredie, por të diversifikuar nga tregjet europiane”, tha z. Weber. “Në këtë mënyrë, të ashtuquajturat ‘trazira’ në eurozonë janë parashikuar nga tregu i bondit i Europës Juglindore me pak fat” - citohet po në të njëjtin artikull të Financial Times. MacDonald, duke iu referuar ekspertëve, shprehet në artikullin e tij se, problemet me borxhet e Greqisë, sigurisht të dëmshme për investimet e huaja, ndikuan që eurobondet në vendet e tjera të shpëtonin.