E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesi i investitorëve të huaj në rënie

Interesi i investitorëve të huaj në Europën Juglindore ka rënë shumë gjatë kohës së krizës. Këtë e tregon një studim i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Dhomave të Tregtisë. Kjo influencon në humorin e firmave në Evropën Juglindore. Në sondazhin e fundit për koniukturën, vendet e rajonit marrin për vitin 2010 nota të këqija. Kështu për shembull, situata e përgjithshme në Serbi shihet me sy më kritik se një vit më parë. Gati të gjithë të pyeturit, japin vlerësimin "keq", ose "mjaftueshëm". Vetëm 3 për qind japin vlerësime pozitive. I njëjtë është rezultati edhe për Kroacinë. Vlerësimet negative për gjendjen ekonomike shpjegojnë edhe rënien e investimeve direkte gjatë krizës. Në Bullgari, investimet direkte gjermane ranë me një të tretën në krahasim me vitin 2008. "Kriza ka lënë gjurmë. Firmat janë skeptike sa i përket investimeve të reja. Ato e dinë se ambienti makroekonomik mund të ndryshojë shumë, në varësi të krizës ekonomike. Ndaj firmat kanë mëdyshje sa i përket investimeve të reja", thotë Andreas Breinbauer, zëvendësrektor i Shkollës së Lartë BFI në Vjenë. Moto "Go East" vazhdon të jetë aktuale, por ajo nuk nënkupton më vendet e Europës juglindore, por Kinën dhe tregjet aziatike në përgjithësi. Për firmat gjermane vazhdojnë të mbeten interesante vendet e vjetra anëtarë të BE-së. Këto rajone ofrojnë tregje shitjeje. Ndryshe është me Europën Juglindore, mendon Jens Bastian, specialist ekonomie në fondacionin grek për politikën e jashtme dhe evropiane në Athinë: "Nuk duhet harruar që rajoni është i vogël. Kontributi ekonomik është i vogël dhe nga numri i popullsisë nuk është më interesant. Prandaj firmat nuk duhet të përqendrohen në vende si Shqipëria, ose Mali i Zi, por duhet të përhapen në një rrjet. Në vendet e Europës Juglindore ekziston potencial i madh zhvillimi. Në mënjanimin e mbeturinave, firmat gjermane kanë shanse të mira.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›