Britania rrit fondi, 2.5 miliardë euro për trupat në Afganistan
Londër - Buxheti ushtarak britanik për Afganistanin do të rritet për vitin e ardhshëm në 50 për qind. Sipas njoftimit të komisionit parlamentar të mbrojtjes, shpenzimet për ndërhyrjen në Afganistan do të rriten, nga 1,6 miliard euro, që janë aktualisht në 2,5 miliardë euro për vitin e ardhshëm. Kryeministri Gordon Braun ka bërë të ditur në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Britania e Madhe ka përforcuar trupat e saj me 300 ushtarë të tjerë në luftën kundër talebanëve në Afganistan. Kështu, numri i ushtarëve britanikë, të stacionuar aty ka arritur në 8300, shumica syresh, në provincën problematike, Helmand.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë Kryministri britanik, Gordon Brown, i ka falënderuar ushtarët e Britanisë për shërbimin e tyre në Afganistan. Gjatë një vizite të paparalajmëruar në këtë vend, kryeministri Broën, u takua me ushtarët britanikë në provincën jugore Helmand, ku tre ditë më parë qenë vrarë katër ushtarë britanikë. Ai pastaj arriti në Kabul, për bisedime me presidentin Hamid Karzai. Prej vitit 2001, në Afganistan janë vrarë më se 130 ushtarë britanikë.