E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari që qëlloi Bushin i dorëzohet ushtrisë irakiane

Bagdat - Gazetari Munzatar el Zejdi, i cili dy ditë më parë qëlloi me këpucë presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush i është dorëzuar ushtrisë irakiane. Lajmin e ka konfirmuar zyra për shtyp pranë kryeministrisë në Bagdat, sipas së cilës El Zejdi i është dorëzuar ekipeve të sigurisë së kryeministrisë.

Ndërkohë, gazetari në fjalë i cili gjatë konferencës për shtyp që presidenti Bush po jepte, nxorri këpucën dhe qëlloi kundër tij, tashmë në Irak është kthyer në një hero. Me mijëra irakianë janë derdhur nëpër rrugë për të kërkuar lirimin tij. E teksa bota arabe e ka shpallur atë si hero të Irakut, gazetat më të mëdha janë çelur me foton e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›