Në 2009-ën, në Irak do të ketë vetëm ushtarë amerikanë
Bagdat - Duke filluar nga muaji Korrik i vitit 2009, në Irak do të mbeten vetëm ushtarët amerikanë. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin irakian, Human Hammudi, ka deklaruar se kanë përgatitur një projektligj që brenda shtatë tetë muajsh parashikon largimin e të gjithë trupave të huaja nga Iraku, përveç atyre amerikane. Sipas Hammudi, projektligji ende nuk i është dërguar parlamentit për votim, por pritet që ai të miratohet para vitit të ri.
Duket se projektligji në fjalë do të ndikojë më shumë mbi katër mijë ushtarët britanikë të dislokuar në Basra, qytet ky në Lindje të Irakut. Porsa i përket përfaqësive të tjera ushtarake, ato përbehen nga disa grupe të vegjël ushtarësh paqeruajtës.
Ndërkohë më parë, Ministri britanik i Mbrojtjes, John Hutton pati deklaruar se brenda vitit 2009, vendi i tij do të tërheq ushtarët nga Iraku. Kurse lidhur me trupat amerikane të cilat kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie me Bagdatin zyrtar, parashikohet që të qëndrojnë në Irak deri në vitin 2011.