Britania ul taksën e TVSH-së me 2.5%
Qeveria britanike ka ven
dosur të shpallë një ulje
prej 2.5% të TVSH, ose
taksës së Vlerës së Shtuar,
si pjesë e një pakete stimuluese që
ka për synim rigjallërimin e ekonomisë
së ishullit. Ndërkohë, Kancelarja
gjermane, Merkel, i ka refuzuar
deri më tani thirrjet për të
ndërmarrë edhe ajo një masë të
tillë në Gjermani dhe në të njëjtin
pozicion duket se është edhe
Presidenti francez, Sarkozi, me të
cilin ajo është takuar dje në Paris.
TVSH-ja britanike është ulur nga
17.5% në 15%, që përbën edhe
vlerën më të ulët të lejuar nga ligji
i Bashkimit Evropian dhe është
prezantuar dje në Parlament në
seancën e paraqitjes së projektbuxhetit
nga ministri britanik i Financave,
Alastair Darling. Për
shumë analistë, kjo masë e qeverisë
është thuajse e papërfillshme
për konsumatorët dhe nuk do të
ndihet fare. Ndërkohë, një masë
e tillë, pra ulja e TVSH-së, ishte
parashikuar në Gjermani për t‘u
ndërmarrë në vitin 2009, pas
zgjedhjeve të përgjithshme,
pavarësisht thirrjeve nga Partia Kristian-
Demokrate bavareze. Ulja e
TVSH-së është vetëm një nga
çështjet e paketës stimuluese për
ekonominë, që do të shpallet në
detaje gjatë ditës së nesërme.
Megjithatë, deri më tani, si Franca,
ashtu edhe Gjermania, nuk e
konsiderojnë reduktimin e TVSHsë
si një masë që do të ndihmojë
në përmirësimin e situatës
ekonomike. Sipas Merkelit dhe
Sarkozisë, që u takuan dje në Paris,
një masë e tillë sjellë vetëm
çmime më të ulëta, ndërkohë që,
sipas tyre, ata kanë ideuar masa që
kanë të bëjnë me novacione e që
do të jenë më efektive për ekonominë.
Për sa i përket planit të
madh për nxitjen e ekonomive të
BE-së, ai do të prezantohet të
mërkurën nga Komisionin Evropian
dhe vlera e tij pritet të jetë 130
miliardë euro.
dosur të shpallë një ulje
prej 2.5% të TVSH, ose
taksës së Vlerës së Shtuar,
si pjesë e një pakete stimuluese që
ka për synim rigjallërimin e ekonomisë
së ishullit. Ndërkohë, Kancelarja
gjermane, Merkel, i ka refuzuar
deri më tani thirrjet për të
ndërmarrë edhe ajo një masë të
tillë në Gjermani dhe në të njëjtin
pozicion duket se është edhe
Presidenti francez, Sarkozi, me të
cilin ajo është takuar dje në Paris.
TVSH-ja britanike është ulur nga
17.5% në 15%, që përbën edhe
vlerën më të ulët të lejuar nga ligji
i Bashkimit Evropian dhe është
prezantuar dje në Parlament në
seancën e paraqitjes së projektbuxhetit
nga ministri britanik i Financave,
Alastair Darling. Për
shumë analistë, kjo masë e qeverisë
është thuajse e papërfillshme
për konsumatorët dhe nuk do të
ndihet fare. Ndërkohë, një masë
e tillë, pra ulja e TVSH-së, ishte
parashikuar në Gjermani për t‘u
ndërmarrë në vitin 2009, pas
zgjedhjeve të përgjithshme,
pavarësisht thirrjeve nga Partia Kristian-
Demokrate bavareze. Ulja e
TVSH-së është vetëm një nga
çështjet e paketës stimuluese për
ekonominë, që do të shpallet në
detaje gjatë ditës së nesërme.
Megjithatë, deri më tani, si Franca,
ashtu edhe Gjermania, nuk e
konsiderojnë reduktimin e TVSHsë
si një masë që do të ndihmojë
në përmirësimin e situatës
ekonomike. Sipas Merkelit dhe
Sarkozisë, që u takuan dje në Paris,
një masë e tillë sjellë vetëm
çmime më të ulëta, ndërkohë që,
sipas tyre, ata kanë ideuar masa që
kanë të bëjnë me novacione e që
do të jenë më efektive për ekonominë.
Për sa i përket planit të
madh për nxitjen e ekonomive të
BE-së, ai do të prezantohet të
mërkurën nga Komisionin Evropian
dhe vlera e tij pritet të jetë 130
miliardë euro.