Obama: Ja njerëzit që do të zgjidhin krizën
Presidenti i zgjedhur i Sh
teteve të Bashkuara të
Amerikës, Obama ka ndërmarrë
dje hapin e parë të madh, për
sa u përket emërimeve të administratës
së tij të re, që do të fillojë
punë në Uashington, më 20 janarin
e ardhshëm. Kjo lëvizja ka të
bëjë edhe me obligimin e tij kryesor:
zgjidhjen e krizës financiare.
Dje, ai ka prezantuar skuadrën që
do të zbatojë politikat e tij
ekonomike, dhe do të tentojë ta
nxjerrë vendin nga gjendja e recesionit
të thellë ku ka hyrë tashmë.
Në një konferencë për shtyp,
Obama prezantoi njerëzit e financave,
ndërkohë që tashmë njihen
edhe emrat e lojtarëve kryesorë të
pushtetit të ardhshëm në Uashington.
Për sa i përket skuadrës
ekonomike, Timothy Geithner, 47
vjeç, president i degës njujorkeze
të Rezervës Federale, do të emërohet
në postin e shefit të thesarit, pra
në atë që mbahet aktualisht nga
Hank Poulson. Ndërsa Laurenc
Summers, 53 vjeç, ish-shef i thesarit
në administratën e Klintonit
do të jetë drejtori i Këshillit
Ekonomik Kombëtar. Summers
shihet edhe si një zëvendës i
mundshëm i shefit aktual të
Rezervës Federale, Ben Bernanke,
mandati i të cilit përfundon në
vitin 2010. Për sa i përket krizës
ekonomike, që nga dita e fitores së
Obamës, pra 20 ditë më parë, ajo
është përhapur edhe më shumë.
Kompanitë e makinave paralajmëruan
se ishin shumë ngushtë
me likuiditete, ndërkohë që numri
i të papunëve është shtuar. Sipas
shumë analistëve ekonomia ndodhet
në një situatë kolapsi dhe
njerëzit janë shumë të shqetësuar
për atë që mund të ndodhë në
muajt e ardhshëm. Për sa i përket
Presidentit, që nga dita e fitores së
tij, më 4 nëntor, ai po mban një profil
të ulët, duke u shfaqur shumë
pak në publik. Aktualisht, ai po banon
në Çikago dhe po merret me
procesin e kalimit të pushtetit dhe
emërimin e anëtarëve të kabinetit
të tij. Ndërsa për shumë persona,
ende nuk ka një vendim të qartë,
emërimi dhe shpallja e personave,
që do të drejtojnë ekonominë e
vendit tregon qartazi prioritetin e
Obamës: zgjidhjen e krizës më të
rëndë ekonomike që po përjeton
vendi që nga koha e Depresionit
të Madh. Po dje, në Uashington,
Bush deklaroi se ekonomia amerikane
do të merrte veten nga kriza
dhe se qeveria duhet që të qëndronte
në gatishmëri të ndihmës
së bankave të ndryshme në raste
nevoje. Një nga këto ndihma ishte
edhe ajo që iu bë dje Citigoup,
me një injeksion 20 miliardë dollarësh.
Vetë Obama nga ana e tij,
ka lënë të kuptohet se do të miratojë
një paketë masive stimujsh
ekonomikë dhe do të kombinojë
uljet e taksave për shtresën e mesme
me harxhimet në infrastrukturë
për të shpëtuar 2.5 miliardë
vende pune. Obama nuk ka përcaktuar
sasinë e paketës, por disa
demokratë kanë bërë të ditur se
bëhet fjalë për një paketë qindra
miliardë dollarësh.
teteve të Bashkuara të
Amerikës, Obama ka ndërmarrë
dje hapin e parë të madh, për
sa u përket emërimeve të administratës
së tij të re, që do të fillojë
punë në Uashington, më 20 janarin
e ardhshëm. Kjo lëvizja ka të
bëjë edhe me obligimin e tij kryesor:
zgjidhjen e krizës financiare.
Dje, ai ka prezantuar skuadrën që
do të zbatojë politikat e tij
ekonomike, dhe do të tentojë ta
nxjerrë vendin nga gjendja e recesionit
të thellë ku ka hyrë tashmë.
Në një konferencë për shtyp,
Obama prezantoi njerëzit e financave,
ndërkohë që tashmë njihen
edhe emrat e lojtarëve kryesorë të
pushtetit të ardhshëm në Uashington.
Për sa i përket skuadrës
ekonomike, Timothy Geithner, 47
vjeç, president i degës njujorkeze
të Rezervës Federale, do të emërohet
në postin e shefit të thesarit, pra
në atë që mbahet aktualisht nga
Hank Poulson. Ndërsa Laurenc
Summers, 53 vjeç, ish-shef i thesarit
në administratën e Klintonit
do të jetë drejtori i Këshillit
Ekonomik Kombëtar. Summers
shihet edhe si një zëvendës i
mundshëm i shefit aktual të
Rezervës Federale, Ben Bernanke,
mandati i të cilit përfundon në
vitin 2010. Për sa i përket krizës
ekonomike, që nga dita e fitores së
Obamës, pra 20 ditë më parë, ajo
është përhapur edhe më shumë.
Kompanitë e makinave paralajmëruan
se ishin shumë ngushtë
me likuiditete, ndërkohë që numri
i të papunëve është shtuar. Sipas
shumë analistëve ekonomia ndodhet
në një situatë kolapsi dhe
njerëzit janë shumë të shqetësuar
për atë që mund të ndodhë në
muajt e ardhshëm. Për sa i përket
Presidentit, që nga dita e fitores së
tij, më 4 nëntor, ai po mban një profil
të ulët, duke u shfaqur shumë
pak në publik. Aktualisht, ai po banon
në Çikago dhe po merret me
procesin e kalimit të pushtetit dhe
emërimin e anëtarëve të kabinetit
të tij. Ndërsa për shumë persona,
ende nuk ka një vendim të qartë,
emërimi dhe shpallja e personave,
që do të drejtojnë ekonominë e
vendit tregon qartazi prioritetin e
Obamës: zgjidhjen e krizës më të
rëndë ekonomike që po përjeton
vendi që nga koha e Depresionit
të Madh. Po dje, në Uashington,
Bush deklaroi se ekonomia amerikane
do të merrte veten nga kriza
dhe se qeveria duhet që të qëndronte
në gatishmëri të ndihmës
së bankave të ndryshme në raste
nevoje. Një nga këto ndihma ishte
edhe ajo që iu bë dje Citigoup,
me një injeksion 20 miliardë dollarësh.
Vetë Obama nga ana e tij,
ka lënë të kuptohet se do të miratojë
një paketë masive stimujsh
ekonomikë dhe do të kombinojë
uljet e taksave për shtresën e mesme
me harxhimet në infrastrukturë
për të shpëtuar 2.5 miliardë
vende pune. Obama nuk ka përcaktuar
sasinë e paketës, por disa
demokratë kanë bërë të ditur se
bëhet fjalë për një paketë qindra
miliardë dollarësh.