Fshehu drogën në lavatriçe, kapet shqiptari
Kishte menduar të fshihte rreth 800 gramë heroinë të
pastër në lavatriçe, por është zbuluar. Bëhet fjalë për
shqiptarin Fatjon Pashaj, 24 vjeç, i njohur nga forcat policore
italiane. Të shtunën në mbrëmje, karabinierët italianë
kanë arrestuar shqiptarin, pas një operacioni blic,
që është bërë në shtëpinë e narkotrafikantit shqiptar. I
riu, që duhet të përgjigjet për akuzën për zotërim substancash
narkotike me qëllim trafikimi, ishte arrestuar dhe
në muajin prill, në kuadrin e një operacioni të trafikut të
drogës në Peskara. Shqiptari ishte prej disa ditësh nën
përgjim dhe me shumë vështirësi është arritur të zbulohet
vendi ku ai banonte. 24-vjeçari pasi është ndaluar
nga policia, është treguar shumë i qetë, i bindur se droga
nuk do të gjendej. Karabinierët kanë gjetur një pako
me gjysmë kg heroinë të pastër brenda në lavariçe, në
mes të rrobave të pista, së bashku me dy paketa të tjera
ku ndodheshin më shumë se 250 gr. heroinë. Gjatë kontrollit
karabinierët kanë gjetur dhe 5500 euro. Pashaj tashmë
është i mbyllur në burgun e Barit.