Timothy Geithner, 47-vjeçari që vjen nga Rezerva Federale
Përzgjedhja e Timothy Geithner në
postin e Sekretarit të Thesarit, sipas
disa analistëve, ka të bëjë me preferencën
e Obamës për dikë që ka qenë
i përfshirë qenësisht në të gjitha vendimet
kyç të operacioneve të shpëtimit
të bankave dhe financave, që nisën
një vit më parë. Geithner, si kreu i degës
njujorkeze të Rezervës Federale, ka
qenë zyrtari në krye të zbatimit të vendimeve
të shefit të Fed Bernanke, i cili
ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm
gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai
është marrë me komunikimin mes
sektorit bankar privat dhe ka zhvilluar
një marrëdhënie shumë të ngushtë
pune me vetë shefin e Fed. Emërimi i
tij e ka siguruar Wall Street se kalimi i
pushteteve do të jetë i qetë dhe pa pasoja
për bursën. Sipas një analisti
ekonomik, Geithner është njeriu i duhur
për postin e shefit të Thesarit. Geithner
ka punuar edhe në Fondin Monetar
Ndërkombëtar dhe ka qenë zëvendësshef
i thesarit për çështjet
ndërkombëtare në administratën e
Klintonit, gjatë periudhës së krizës financiare
aziatike të viteve 1997-98