E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liçi: Banda e Lushnjës lozte futboll me kokën e Tur Dajës

I penduari i Bandës së Lush
njës, pranon sërish të rrëfejë
para Gjykatës së Krimeve të
Rënda, krimet monstruoze të Aldo
Bares dhe Enver Dondollakut.
Dëshmitari më i fortë i prokurorisë
do të ritregojë para gjykatës
vrasjen e Tur Dajës, kundërshtarit
të Alfred Shkurtit. Sipas tij,
ekzekutimi ka ndodhur në vitin
1998 në periferi të qytetit të Lushnjës.
Pasi është masakruar me një
granatë, një pjesë e trupit të tij është
marrë nga Enver Dondollaku
dhe është vendosur në qendër të
qytetit. Më pas, disa prej anëtarëve
të Bandës, kanë filluar të luajnë "futboll"
me kokën e tij dhe pjesë të
tjera të trupit, duke tmerruar të
gjithë personat që ndodheshin rastësisht
aty.
Në dëshminë e dhënë para
hetuesve për këtë ngjarje, Liçi ka
deklaruar: "Enver Dondollakun e
kam parë të mbante në dorë kokën
e prerë të Tur Dajës, në qendër të
Lushnjës, pikërisht te monumenti
"Toka Jonë". Bashkë me të ishin
dhe disa persona të tjerë anëtarë të
Bandës së Lushnjës". Më pas
rrëfen, se ai ka qenë një nga dëshmitarët
e shumtë që pa skenën e
tmerrit, por ka pasur edhe persona
të tjerë, të cilët nga frika nuk pranojnë
të dëshmojnë në Gjykatën e
Krimeve të Rënda. "Ditën që ndodhi
ngjarja, kam qenë duke pirë
kafe në një lokal pranë gjimnazit të
qytetit. Aty kam marrë vesh se Tur
Daja ishte vrarë dhe se disa persona
(një pjesë të mirë të tyre unë i
njihja), kishin dalë në qendër të
qytetit me kokën e prerë të tij. U
bëra kureshtar dhe dola nga lokali
për të shkuar në drejtim të qendrës
së qytetit. Pranë monumentit
"Toka Jonë", kam parë Enver Dondollakun
që mbante në dorë, të
kapur prej flokësh, kokën e prerë të
Dajës. Pranë tij kam parë Leonard
Priftin dhe disa persona të tjerë, që
nuk i njihja. Rreth e rrotull sheshit
ka qenë një grumbull i vogël
qytetarësh, që ndiqnin nga larg
skenën. Unë kam qëndruar në
shesh, pak më shumë se një
minutë, dhe më pas u largova", ka
thënë para hetuesve Liçi. Sipas tij,
anëtarët e bandës filluan një "lojë"
futbolli, duke pasuar kokën e të
masakruarit. Prokuroria thotë se
dëshmia e Liçit do të përdoret sërish
në gjykatë, ku midis të tjerave i
penduari ka treguar se trupi i pajetë
i Tur Dajës ka qëndruar tri ditë
në qendër të qytetit dhe askush
nuk guxonte ta hiqte nga aty.
Por Liçi ka treguar edhe shumë
elementë të rinj për konfliktin
mes Alfred Shkurtit dhe Artur
Dajës. "Me sa kam marrë vesh pas
ngjarjes, di që trupin e Tur Dajës
e dorëzoi të vrarë dhe të futur në
bagazhin e një veture shoku i tij,
Bledar Haxhiu. Haxhiu përveçse
ishte mik i Tur Dajës, ishte konfliktuar
me njërin prej anëtarëve
të bandës, Edjan Xhafën, madje
e kishte plagosur atë. Duke e ndjerë
rrezikun që i kanosej dhe për
të mbyllur njëherë e mirë konfliktin
me Bandën e Lushnjës, ai
bëri një pakt me Aldo Baren, në
shkëmbim të sigurisë së jetës së
tij. Aldo Bare i premtoi Haxhiut se
do të ndërhynte tek Edjan Xhafa
për ta mbyllur konfliktin, por më
parë ai duhej të dorëzonte Tur
Dajën", do të deklaronte Liçi para
hetuesve.

"Zhduket" i penduari, nuk shkon në gjykatë

Liçi kërkoi në gjykatën e Tiranës lirimin, por nuk u paraqit asnjëherë

I penduari i Bandës së Lushnjës
"është penduar" sërish. Por jo
për ato çfarë ka dëshmuar kundër
anëtarëve të një prej bandave më
famëkeqe në vend, që gjenden
sot pas hekurave të burgut, por
për kërkesën e tij për t‘u liruar me
kusht nga burgu. Ai nuk është
paraqitur personalisht në asnjë
nga seancat gjyqësore që u
parashikuan të zhvilloheshin
dhe po ashtu asnjë avokat nuk ka
shkuar për të mbrojtur kërkesën
e bërë. Në këtë mënyrë, kërkesa
e tij e ka humbur vlerën, duke e
detyruar gjykatën që ta pushojë
atë. Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka
vendosur që të pushojë gjykimin
e kërkesës së të dënuarit Petrit
Liçi. Disa javë më parë, në
Gjykatën e Shkallës së Parë në
kryeqytet ishte caktuar të zhvillohej
seanca e tretë e këtij procesi,
në të cilin i penduari i
Bandës së Lushnjës kishte
kërkuar lirimin e tij me kusht nga
burgu. Dy seancat e para të procesit
ishin shtyrë, për shkak të
mosparaqitjes së asnjë përfaqësuesi
të palës kërkuese, përfshirë
edhe vetë të dënuarin. Edhe në
seancën e tretë, askush nuk është
paraqitur në sallën e gjyqit dhe
në këtë mënyrë Hajdari është
detyruar ta pushojë çështjen. Si
rrjedhim u rrëzua edhe një tjetër
kërkesë e Petrit Liçit për të fituar
lirinë, por kësaj radhe ecuria e
kërkesës ka qenë shumë "e çuditshme".
I pandehuri, që bën
kërkesën dhe që ka mjaft avantazhe
gjatë gjykimit, për shkak të
bashkëpunimit të tij me drejtësinë,
nuk denjon të paraqitet para
togave të zeza. I mësuar tashmë
me procedurat ligjore, nuk mund
të mendohet se ai nuk e ka ditur
pasojën. Sipas disa burimeve të
rezervuara, Liçi nuk gjendet në
Shqipëri...
Petrit Liçi, i akuzuar si anëtar i
Bandës së Lushnjës, është arrestuar
në mes të vitit 2003. Ashtu si
edhe pjesa tjetër e të pandehurve,
ai ishte akuzuar për një sërë veprash
të rënda penale, të kryera në
kuadër të organizatës kriminale,
për të cilat u dënua nga gjykata me
8 vjet heqje lirie. Tashmë atij i kanë
mbetur për të vuajtur edhe 1 vit
burg. Që nga koha kur është arrestuar,
Liçi është mbajtur në vende
të sigurisë së lartë dhe është shoqëruar
nga forca të shumta të speciale,
çdo herë që është dërguar në
gjykatë për seancat gjyqësore të
çështjes ndaj tij dhe ish-bashkëpunëtorëve
të tij.

Vëllezërit e Dajës: Hasmëria jonë me Alfred Shkurtin

Tre vëllezërit e Tur Dajës, kanë treguar në ambasa
dën shqiptare në Greqi konfliktin me Alfred Shkurtin.
Sipas tyre, gjatë muajit korrik 1997, kapo i Bandës
së Lushnjës ka sulmuar vëllain e tij. "Pashë një makinë
tip ‘Audi‘, e cila po ecte me ngadalë. Pas pak sekondash,
vërejta se nga kjo makinë nisën të gjuheshin
breshëri armësh drejt vendndodhjes sonë. Sapo dëgjoj
të shtënat, marr vajzën në krahë dhe shtrihem për
tokë, në cepin e murit. Të njëjtën gjë bënë edhe personat
e tjerë. Kur isha i shtrirë, breshëritë e armëve
vazhdonin në drejtimin tonë në lokal pa ndërprerje. Në
këtë kohë po bërtisja: ‘O Turo, po na vrasin, po më
vrasin gocën‘. Turi më tha të mos bërtisja dhe pashë
që u ngrit në këmbë e me automatikun që kishte në
dorë, goditi me breshëri në
drejtim të makinës ‘Audi‘",
tregon Lorenc Daja. Sipas
tij, në këtë moment u ngrit
në këmbë, duke mbajtur
vajzën në krah dhe shikon
Gramoz Selmanin, Xhevit
Dajën e Petritin që u ngritën
në këmbë, ndërsa Genci
Kashari nuk u ngrit, por
mbeti i shtrirë. "Poshtë
kokës së tij mbi dysheme
kishte gjak. Kur Turi po gjuante
me breshëri në drejtim
të makinës ‘Audi‘, pashë që makina kishte qëndruar
rreth 10 metra nga lokali. Në këtë moment, prej saj
dalin dy persona njëri pas tjetrit nga dera e parë e
pasagjerit dhe po ecnin me vrap njëri mbas tjetrit. Në
këtë moment arrita që të njihja menjëherë Alfred Shkurtin,
i cili mbante në një dorë një person, ndërsa në
dorën tjetër mbante automatikun dhe herë pas herë
kthehej e gjuante drejt nesh. Në kohën që dy personat
iknin me vrap dhe Alfredi vazhdonte të gjuante drejt
nesh, Turi, në mes të rrugës ku ishte, thërriste, ‘O Fred
kurva do të q... robtë se më vratë‘. Ndërsa Turit po i
rridhte gjak nga krahu i djathtë. E pyeta nëse ishte plagosur.
Ai m‘u përgjigj që kam marrë vetëm një plumb",
pohon Lorenci, duke shtuar se te makina "Audi" ka parë
dy të vrarë, njëri ishte në vendin e shoferit me trup
gjysmë të dalë jashtë dere. "Personi tjetër i vrarë ishte
në sediljen e prapme, në vendin pas pasagjerit. Sa e
pashë, e njoha që ishte Dani, vëllai i Alfred Shkurtit.
Pasi futemi në shtëpi, pyes Turin se çfarë problemi ka
Fred Shkurti me ne. Ai m‘u përgjigj se nuk di që t‘i kem
bërë gjë atij, sepse kam 4-5 vjet pa e parë me sy‘"
përfundon Lorenci .



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›