Britania voton më 6 maj

Kryeministri i Britanisw, Gordon Brown, shpalli dje edhe zyrtarisht datën 6 maj, si datë të zgjedhjeve parlamentare nw Britani.
Zgjedhjet, të cilat ka gjasa të dominohen nga çështjet si tatimet dhe shpenzimet pas recesionit global, do të shohin partinë Laburiste të përpiqet të marrë një mandat të katërt për herë të parë në histori.
Partia kryesore e opozitës, ajo Konservatore, nëse dëshiron të marrë pushtetin, duhet të ngadhënjejë me një epërsi të madhe.
Në traditën e gjatë britanike, Gordon Brown bëri udhëtimin e shkurtër nga selia e tij në Downing Street për në Pallatin Buckingham, ku i kërkoi Mbretëreshës Elisabetë të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve.
Pas këtij protokolli Britania dhe politikanët futen tërësisht në atmosferën e fushatës.
Më shumë se katër javët e fushatës elektorale pritet që të dominohen nga ekonomia, deficiti shumë i lartë buxhetor dhe personaliteti i udhëheqësve të partive kryesore.
Partia Laburiste do të jetë përballë sfidës më të vjetër politike në botë, ndjenjës se është koha për ndryshim.
Por që të gjitha partitë do të jenë përballë një elektorati të lënduar, të zemëruar dhe që nuk ka besim tek politikanët pas skandalit me shpenzimet e deputetëve dhe tatëpjeta ekonomike e vendit.
Gara pritet të jetë më e forta që prej më shumë se 20 vjetësh.
Zgjedhjet në Britani dje ishin njëkohësisht tema kryesor e gazetave britanike. Gazeta The Times, në artikullin e botuar në faqen e parë, shkroi se Brown ka përshkruar dje distancën prej një miljeje nga Downing Street (selia e kryeministrit) në Buckingham Palace (Pallati Mbretëror) për të shpallur fillimin e fushatës për garën më të ashpër zgjedhore të këtij brezi.
Gazeta shkruan se fushata do të nisë vetëm pak minuta pas shpalljes zyrtarisht të datës së zgjedhjeve që, sipas të gjitha gjasave, do të jenë më 6 maj.
Sipas gazetës dy rivalët kryesorë, Gordon Brown-i dhe David Cameron-i, kanë nga një mal për të kapërcyer në këto zgjedhje.
Ajo shkruan se Gordon Brown-i po kërkon të fitojë mandatin e parë si kryeministër dhe të katërtin për Partinë Laburiste në kushtet e recesionit më të rëndë në Britani që prej 60 vjetësh.
Ndërsa Partia Konservatore e David Cameron-it duhet të fitojë 116 vende më shumë se zgjedhjet e kaluara në parlamentin 650 vendesh për të siguruar shumicën, çka sipas gazetës do të përbënte ndryshimin më të madh në strukturën e parlamentit që prej përfundimit Luftës së Dytë Botërore.
Në faqen e saj të komentit editorial kjo gazetë shkruan se çështja që shtrohet para britanikëve sot nuk është se çfarë mendojnë ata për forcat politike, por cili është vizioni i tyre për Britaninë gjatë pesë vjetëve të ardhshme.
Kjo gazetë vëren se në 100 vitet e fundit, në kohë paqeje vetëm në dy raste mandati i parlamentit ka shkuar deri në limitin e tij pesëvjeçar.
Ndër sfidat e qeverisë që pritet të dalë nga zgjedhjet, kjo gazetë veçon reformën e sektorit publik, krijimin e qendrave të reja industriale, forcimin e pozitës së Britanisë në botë, ndihmën për komunitetet që ndjehen të lëna pas dore dhe përmirësimin e imazhit dhe rolit të parlamentit.
Gazeta The Guardian, cila konsiderohet si më e afërt me Partinë Labursite hapet me titullin ," Brown-i shpall zgjedhjet ndërsa laburistët po iu afrohen konservatorëve".
Gazeta citon rezultatet e një sondazhi të fundit, sipas të cilit konservatorët tani kryesojnë vetëm me katër pikë ndaj laburistëve.
Sipas këtij sondazhi konservatorët kanë 37%, laburistët 33%, ndërsa Partia Liberal-demokrate renditet e treta me 21%.
Në faqet e saj të brendshme kjo gazetë boton edhe luhatjet sa i përket popullaritetit të kryeministrit Brown, që kur ai mori pushtetin në vitin 2007.
Gazeta komenton se verën e kaluar popullariteti i tij ra deri në 25%, pika më e ulët e regjistruar nga sondazhet.
Kjo gazetë i referohet programit elektoral të Partisë Laburiste për një mandat të katërt në pushtet ku, sipas gazetës, qeveria laburiste do të tregohet më e vendosur për rolin e ndërhyrjes së shtetit në tregje dhe do të ndërmarrë reforma të thella kushtetuese.