Pergjigjja, Sejdiu i shkruan Ban Ki Moonit
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i eshte pergjigjur dje zyrtarisht me nje leter Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon. “Institucionet e Kosoves marrin ne dijeni vendimin qe Kombet e Bashkuara te kryejne disa funksione te kufizuara qe kane mbetur, sic jane funksione te zbatimit te ligjit deri ne kohen kur Bashkimi Evropian te mund ta kryeje rolin e vet operativ”, thuhet ne letren e Sejdiut. Me tej sqarohet se Prishtina zyrtare eshte e hapur ndaj propozimit te sekretarit Ban Ki Moon, per te diskutuar angazhimet e mundshme praktike, per te neutralizuar kercenimet ndaj stabilitetit. Ne kete kuader, Presidenti Sejdiu, vlereson angazhimin e OKB-se, per t'u konsultuar ngushte me Prishtinen, sepse angazhime te tilla nuk jane te mundshme pa pjesemarrjen dhe aprovimin e Qeverise se Kosoves. Presidenti ve ne dukje dhe faktin se, pavaresia e Kosoves eshte pranuar nga nje numer i shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara dhe hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves ka ndryshuar situaten ne menyre thelbesore.