Italia dhuron nje motovedete patrullimi per ushtrine shqiptare
TIRANE - Ne kuader te delegacionit italian te eksperteve, diten e sotme, me daten 18 qershor, per marreveshjen bilaterale mes Ministrise se Mbrojtjes shqiptare dhe asaj italiane do te zhvillohet nje takim ne Qendren e Kultures se forcave te armatosura ne Shqiperi. Ne kete takim do te diskutohet per raportin vjetor te vitit 2007, nga ana e shefit te delegacionit italian te eksperteve ne Shqiperi, te Gjeneralit te Brigades, Aldo Pikotti. Ne kete takim do te marrin pjese dhe perfaqesues te autoriteteve te dy vendeve. Nderkohe qe pasdite, ne oren 18:30, ne portin e Durresit, do te behet nje demonstrim nga motovedetat qe jane te ankoruara ne molin numer 5. Gjate kesaj ceremonie do te dorezohet ne forcat shqiptare te kufirit dhe motovedeta me numer CP 249. Delegacioni italian i eksperteve (DIE), ka ngritur gjithmone nje model konkret te bashkepunimit mes forcave shqiptare dhe atyre italiane. Objektivi i te dy forcave ka qene ambicioz, qe ne fillim te vitit 1997, dhe ka perfunduar me marrjen e fteses per ne NATO, nga forcat ushtarake shqiptare. Sipas delegacioni italian i eksperteve, gjate vitit 2007, ne forcat ushtarake shqiptare jane investuar me shume se 4.2 milione euro, ne projekte te koordinuar nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise shqiptare. Keto projekte jane bere ne fusha te ndryshme te ushtrise.