E Diel, 1 Nëntor 2026

Britanikët, jashtë Irakut më 31 maj

31 maji do të jetë edhe dita
e fundit e qëndrimit të
ushtarëve britanikë në Irak.
Ky është vendimi i marrë
nga Kryeministri britanik,
Braun, dhe homologu i tij
irakian. Bëhet fjalë për trupat
që pas atyre të Shteteve
të Bashkuara janë më të
shumtit në numër në Irak.
Lajmi i parë ishte se trupat
do të tërhiqeshin në verë,
ndërkohë që dje është konfirmuar
edhe data e saktë e
largimit të 4000 ushtarëve
britanikë. Ky lajm erdhi në
një tjetër ditë të vështirë për
vendin, kur sipas burimeve
të policisë, nga një bombë
e dyfishtë në Bagdad kanë
humbur jetën 18 persona
dhe janë plagosur 52 të tjerë.
Britania e Madhe planifikon
që të dërgojë një numër më
të madh trupash në Afganistan,
ndërkohë që sipas
Kryeministrit britanik edhe
vendet e tjera të NATO-s
duhet të luanin një rol më të
madh në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›