E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezerva Federale zbraz fishekun e fundit: Ul interesin gati në zero

Përqindjet e interesit të bankave në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës kanë bërë dje një ulje që mund të konsiderohet
me plot gojë "historike" drejt zeros, një
veprim drastik ky që synon edhe njëherë një masë kundër
recesionit ku ka hyrë ekonomia vendase. Si gjithmonë ky
vendim është marrë nga
Banka Qendrore Amerikane,
Rezerva Federale,
e cila i ka lënë tregjet me
gojë hapur me veprimin
e saj në lidhje me uljen
e interesave nga 1% që
ishin dhe që konsideroheshin
si më të ulëtat e
këtyre 50 viteve të fundit
në 0.25%. Kjo masë
agresive, megjithatë
është një nga të fundit
që i ka mbetur në dorë
rezervës federale për të ndryshuar situatën. Megjithatë,
zyrtarët e saj deklaruan dhe se në një të ardhme shumë të
afërt do të merren masa të tjera shumë të forta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›