Mjeku Ruci: E vërteta për kurimin e Kadriut
Mjeku Vilson Ruci ka kryer
detyrën për mbrojtjen e
shëndetit të pacientit të tij
gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, të kryer
pak kohë më parë. Ky është konkluzioni
i Shërbimit Universitar të Ortopedi-
Traumatologjisë, pranë qendrës spitalore
universitare "Nënë Tereza" pas
ankesave që kishte shfaqur pacienti
Fatos Kadriu, që ditët e fundit ka denoncuar
edhe në polici. 55-vjeçari
Kadriu denoncoi mjekun e mirënjohur
në Komisariatin nr. 3, duke e akuzuar
se i kishte prerë gabimisht një gisht. Por,
nga kontakti që është bërë me doktorin
e denoncuar, ai deklaroi se nuk ka
qenë në dijeni të këtij denoncimi deri
në momentin që është shkruar nga
media. Ai ka sqaruar se policia nuk e ka
thirrur për asnjë shpjegim në lidhje me
këtë denoncim. Më tej, ai shprehet se
është në dijeni të rastit, duke shtuar se
edhe është kërcënuar disa herë nga denoncuesi.
"Deri më sot, asnjë punonjës
policie, as prokurorie nuk ka kontaktuar
me mua, e nuk jam vënë në dijeni
se ndaj meje ka ndonjë denoncim apo
procedim penal", është shprehur doktori
i shkencave, Vilson Ruci. Ndërkohë,
në lidhje me denoncimin e bërë
ndaj tij, fakte të reja zyrtare vijnë edhe
nga spitali. Sipas një raporti nga Shërbimi
Universitar i Ortopedi-Traumatologjisë,
kohë më parë, është ankuar
qytetari Fatos Kadriu. Lidhur me këtë,
në raport deklarohet se në amnezën e
sëmundjes, pacienti referon se ka dëmtuar
gishtin e katërt të dorës së majtë.
"Pacienti dhe familjarët e tij kanë referuar
se trauma kishte ndodhur 12-14
ditë para momentit të konsultës specialistike
në spital. Pacienti ka marrë
ndihmën e parë në repartin e urgjencës
së politraumës kirurgjikale dhe është
larguar pa u paraqitur më në spital dhe
pa u konsultuar me ndonjë mjek specialist
gjatë këtyre dy javëve", shpjegohet
në konkluzione. Sipas raportit, në
momentin e riparaqitjes në spital për
konsultë të specializuar ortopedike,
pacienti është vizituar nga mjeku specialist
Vilson Ruci, pedagog i Fakultetit
të Mjekësisë, doktor i shkencave mjekësore.
Pas dëgjimit të historikut të
traumës dhe pas vizitës klinike të gishtit
të prerë dhe cungut kockor të mbetur,
është evidentuar se kocka paraqiste
shenja kalbëzimi. Në këto kushte, për
të evidentuar komplikacionet e mëtejshme
pacientit dhe familjarëve u është
propozuar, rimodelimi i cungut kockor
të iskemizuar të gishtit përmes rezeksionit
të kësaj pjese dhe mbylljes së
plagës së hapur në kufijtë e lëkurës së
shëndoshë. Pas katër ditësh, pacienti ka
dalë nga spitali dhe nuk ka kërkuar më
udhëzime apo këshilla nga mjeku Ruci.
"Të gjitha të dhënat e paraqitura janë
të dokumentuara në Kartelën Klinike që
është dokumenti themelor teknik, shkencor
e ligjor", deklarohet në konkluzionet
e spitalit. Më tej, sqarohet se pacienti
ka ardhur në spital vetëm për t‘u
pajisur me raport mjekësor sipas legjislacionit
në fuqi dhe ka replikuar me
mjekun kurues, duke paraqitur pretendime
se atij nuk i është ofruar shërbim
mjekësor i kualifikuar dhe me baza shkencore,
duke fyer mjekun për paaftësi,
neglizhencë, sjellje johumane dhe
ushtrim dhune. Sipas fakteve, mjeku
është përpjekur t‘i shpjegojë pacientit
se mjekimi ka qenë korrekt dhe profesional.
Pas ballafaqimit me pacientin,
në prani të përfaqësuesve së drejtorisë,
ka rezultuar se pacienti Fatos Kadriu
është trajtuar konform të gjitha rregullave,
parimeve dhe kritereve shkencore.