E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista "Time": Obama, "personi i vitit 2008"

Revista "Time" ka dhënë
më në fund vlerësimin e
saj për "Personin e vitit
2008", i cili për këto 12 muajt
e fundit nuk mund veçse të
ishte Presidenti i ri i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Obama.
Në motivacionin e çmimit thuhet
se Obamës i jepet ky vlerësim për
besimin që tregoi në përcaktimin
e një të ardhmeje ambicioze në
një moment të errët të historisë".
Më pas po aty thuhet se meritë e
tij është edhe zgjimi i shpresës
tek amerikanët. Disa nga liderët
e tjerë botërorë që e kanë marrë
një vlerësim të tillë vitet e kaluara
janë Presidenti i Rusisë, Putin,
ushtari amerikan dhe publiku
online. Sipas revistës, Obama
erdhi duke e dominuar gjithnjë
e më tepër sferën publike dhe u
bë kaq i pranishëm edhe pse dy
vjet më parë të paktë ishin ata
që e dinin se kush ishte senatori
nga Ilinoisi. "Ai e tronditi skenën
amerikane si një rrufe, shkundi
politikën dhe dhjetëvjeçarët e
gjatë të urtësisë konvencionale
dhe kapërceu shekujt e një
rendi social të mykur" Obama
është edhe një tjetër kampion,
sepse gjatë 2 viteve të fundit ai
e ka zënë 15 herë faqen e parë të
revistës. "Nëse nuk do të kishim
zgjedhur Obamën si personin e
vitit, duhet të kishim pasur një
tjetër kandidaturë shumë më të
fortë", ka deklaruar botuesi i lajmeve
ndërkombëtare të revistës,
Majkëll Eliot. "Ai përfaqëson një
histori të jashtëzakonshme që ka
përshkruar imagjinatën e gjithë
botës nga Xhakarta në Dublin,
nga India në Afrikën e Jugut. Gjithë
kjo shkallë e madhe entuziazmi
që rrethon Obamën është një
nga shkaqet që na bëri të vendosim
se ai është pikërisht njeriu që
meriton të quhet personi i 2008",
ka vazhduar editori. Revista
"Time" nisi të përzgjedhë njeriun
e vitit në vitin 1927 dhe që nga
ajo kohë protagonistë të çmimit
kanë qenë burra, gra apo grupe të
ndryshme. Një vit protagonist ka
qenë kompjuteri. Në vitin 1999,
titulli i çmimit u ndryshua nga
"njeriu i vitit" në "personi i vitit"
dhe marrja e një vlerësimi të tillë
është një nder jashtëzakonisht i
madh. E megjithatë, ky vlerësim
u është bërë edhe disa figurave të
urryera historike si Adolf Hitleri,
apo Josef Stalin për arsye shumë
më pak të nderuara. Këtë vit në
krye të listës për marrjen e titullit
ishin 17 persona që i kanë dhënë
"ngjyrimin" e tyre vitit. Mes tyre
mund të përmendim shefin e
thesarit amerikan, Henri Paulson,
Presidentin francez, Nikolas
Sarkozi, madje edhe kandidaten
për zëvendëspresidente të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës,
Sarah Palin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›