Britanikët vazhdojnë të shpenzojnë për bukurinë
Kriza mund të prekë çdo sektor në Britaninë e Madhe, por jo kirurgjinë plastike, pasi siç duket anglezët vazhdojnë të shpenzojnë tmerrësisht shumë për bukurinë e tyre. Sipas një studimi të klinikës Harley në Londër numri i femrave që shpenzojë për heqjen e rrudhave, ngritjen e vetullave apo fryrjen e buzëve është tepër i madh. Sipas tyre, që nga viti 2000 numri i personave që i nënshtrohen kirurgjisë plastike ka shënuar një rritje me 20 %.