Kriza merr fund? Franca dhe Gjermania jashtë zonës së kuqe
Europa del nga recensioni ekonomik. Lajmi surprizë vjen nga Franca dhe Gjermania, ekonomitë e të cilave në periudhën prill-qershor kanë shënuar rritje të PPB me 0.3 %. Shumë analistë e cilësuan me dy fjalë: fundi i recensionit. Ministria e Ekononmisë në Francë tha se vendi tashmë ka dalë nga zona e kuqe. Sipas të dhënave lidhur me PBB të vendeve të Eurozonës, rritja e fundit për ekonomitë e Francës e të Gjermnanisë i takon 3-mujorit të parë të vitit 2008, çka me pak fjalë, kjo rritje aktuale është me të vërtetë një surprizë. Në rast se do ti referoheshim statistikave rezulton se Gjermania, ekonomia më e fuqishme dhe më e madhe në Europë në 3 muajt e parë të këtij viti shënoi një rënie me 3.5 %. Nuk mendonim që ekonomia do të rimëkëmbej kaq shpejt, - janë shprehur analistë të shumtë. Për qershorin, eksportet shënuar një rritje me 7 %, rritja më e shpejtë në gati 3 vite. Siç shprehen ata, në një masë të madhe meritat i takojnë ombrellave mbrojtëse të qeverisë. Sa i takon Francës, në 3 mujorin e parë të këtij viti ekonomia ra me 1.1 %, dhe siç janë shprehur zyrtarët e qeverisë, kjo rimëkëmbje i takon rritjes së madhe të eksporteve krahas importeve, diferencë kjo, që ka çuar në rritjen e PBB. Por ndikim të madh ka pasur edhe konsumi i brendshëm, i cili vetëm për 3 mujorin e dytë të këtij viti ka shënuar një rritje me 0.4 %. Ajo që mbetet për t’u bërë është vazhdimi i masave mbrojtëse në ekonomi dhe rritja e investimeve.