Britani,memorial në nder të mbretëreshës

Një memorial kombëtar është ngritur afër Bakingam Palas në Britaninë e Madhe për nder të Nënës Mbretëreshë Elizabetë, pranë statujës së bashkëshortit të saj, Mbretit Xhorxhi VI. Mbretëresha, e cila zbuloi statujën e re, Princat Çarls, Uilliam dhe Herri ishin mes anëtarëve të familjes mbretërore që morën pjesë në ceremoni. Në ceremoni merrte pjesë edhe kryeministri britanik Gordon Braun. "E di që të gjithëve ne të pranishmëve këtu na mungon gjallëria e gjyshes time të dashur, interesi i saj për jetesën e të tjerëve, guximi i saj i madh dhe vendosmëria që i lejoi asaj të jetonte deri në moshën 102 vjecare. Ajo karakterizohej nga një mencuri dhe qetësi që iu bënte ballë të gjitha fatkeqsive", deklaroi Princi Çarls. Statuja e bronzit e krijuar nga skulptori Filip Xhekson, tregon Nënën Mbretëreshë të veshur me një mantel të shtrenjtë, që simbolizon vendin e saj në urdhrin më të lartë kalorsiak të Britanisë së Madhe. Vepra e artit është vendosur poshtë statujës të së shoqit, e cila është zhvendosur nga vendi i saj i parë në Çarlton Hauz Terres, pranë shëtitores në qendër të Londrës. Një panel i ndarë tregon tre episode nga jeta e Nënës Mbretëreshë: duke takuar veteranë të luftës; kalimin e ditës nëpër gara dhe tërheqjen e saj në Kështjellën skoceze të Meit, që e bleu në vitin 1952, kur vdiq edhe bashkëshorti i saj Mbreti Xhorxhi VI. Nëna Mbretëreshë, Elizabetë jetoi pothuajse në të gjithë shekullin XX, dhe ishte dëshmitare e ngjarjeve kryesore të këtij viti.