E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi:Serbët të heqin dorë nga plani 6-pikësh

Serbët e veriut të Kosovës duhet të heqin dorë nga zbatimi i planit 6-pikësh të OKB-së. Deklarata është bërë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor në pjesën veriore të Kosovës. "Banorët serbë duhet të heqin nga mendja planin 6 -pikësh të OKB-së", deklaroi Rexhepi. Bajram Rexhepi vlerësoi se plani 6-pikësh është i pazbatueshëm në Kosovë dhe pengon në integrimin e pakicës serbe në shoqërinë dhe institucionet kosovare."Serbët do të përpiqen që përmes 6 -pikëshit të jenë faktor vendimmarrës, por ata duhet ta dinë se Kosova është një vend i pavarur e sovran dhe se plani 6 pikësh është i vdekur", ka pohuar Rexhepi. Rexhepi ka kërkuar edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar për të bindur popullatën serbe në veri të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›