E Shtunë, 31 Tetor 2026

“British Airways”, oferta të reja për festa

• Me afrimin e festave të fundvitit kompania e njohur e fluturimeve “British Airways” ka vendosur që pasurojë menynë e saj të ushqimit. Për ata pasagjerë që udhëtojnë gjatë periudhës 21-26 dhjetor, “British Airways” ofron një meny ushqimesh brenda tarifës tradicionale për t’ju sjellë atmosferën festive të Krishtlindjeve. Në të gjitha klaset, pasagjerët mund të shijojnë gjel deti të pjekur, patate, salcë boronicash të kuqe, byreçka me mish të grirë, tortën e Krishtlindjeve dhe shumë të tjera nga menyja speciale festive, përtej ushqimit të zakonshëm. Kjo ofertë e re e kompanisë vlen për të gjitha fluturimet, qofshin ato drejt Parisit apo Hong Kongut. Pas ushqimit të veçantë të festës, pasagjerët mund të relaksohen nën tingujt e hiteve muzikore më të famshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›