E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat: 5 miliardë lekë nga buxheti për KESH-in

• Qeveria ka vendosur që të ndihmojë financiarisht KESH-in. Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë rishikuar buxhetin e vitit 2007, ku ka rezultuar se shpenzimet në disa zëra nuk janë realizuar plotësisht.Kjo ka bërë që në buxhetin e këtij viti të ketë teprica parash, të cilat do t’i jepen korporatës në formën e një huaje për një vit. Shuma e parave që do të marrë korporata llogaritet të jetë nga 3 deri në 5 euro. Këto para KESH-i do t’i përdorë për të blerë energji elektrike. Në një deklaratë për mediat të dhënë pak kohë më parë kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, duke pranuar gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet kompania ka thënë, se një ndër mënyrat për të ndihmuar korporatën është financimi nga buxheti i shtetit. Pasi, nëse KESH-i do të merrte kredi nga bankat, atëherë kjo do të ulte vlerën e saj në procesin e privatizimit. Në këto kushte, qeveria e ka parë më të udhës që të japë para hua nga buxheti i shtetit për KESH-in. Importi i energjisë në kuota mjaft të larta ishte faktori kryesor që ndikoi në përkeqësimin e situatës financiare të korporatës. Por sipas zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu, 2008-ta do të jetë një vit mjaft pozitiv për KESH-in, kjo pas përmirësimit të situatës hidrike në vend, e cila do të ulë koston e energjisë. Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Niveli i ujit në liqen është 281.90 metra, ndërsa prurjet e ujit janë 244 metër kub në sekondë. Në këto kushte KESH-i ka rritur prodhimin vendas të energjisë, i cili arrin në 9.8 milionë kilovat/orë në ditë. Me uljen e temperaturës është rritur edhe kërkesa për energji, ç’ka ka bërë që konsumi ditor i energjisë të jetë 18.2 milionë kilovat/orë. Në fakt, gjatë këtyre ditëve kërkesa për energji është më e lartë, por deficitin e krijuar KESH-i e mbulon me kufizime. KESH-i ka premtuar se duke nisur nga data 20 dhjetor kufizimet e energjisë do të ulen. Por ende nuk e ka zyrtarizuar se sa do të jetë reduktimi i orëve pa drita. Por një gjë është e sigurt, që këtë dimër kufizimet e energjisë do të jenë më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Fierza281.90 metra niveli i ujit në Fierzë 244 metër3/sek prurjet e ujit 31 cm rritja ditore e ujit 171.10 metra niveli i ujit në Koman 127 metër3/sek prurjet e ujit 74.10 metra niveli i ujit në Vaun e Dejës 9.8 milionë kwh prodhimi vendas 8.3 milionë kwh importi i energjisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›